Shakira tregon ekon e fëmijës për fansat

Shakira nuk ngurron të mbajë të informuar gjithë fansat e saj me ecurinë e shtatzanisë.
Vetëm një javë më parë ajo nxorri një foto eskluzive në Instagram, duke treguar barkun e saj bashkë me të dashurin Gerard Pique, por kësaj here ajo ka menduar të surprizojë fansat duke treguar ekon e parë të fëmijës.
Shakira dëshiron të ndajë çdo emocion që ndjen gjatë kësaj periudhe me të afërmit dhe fansat.
Këngëtarja bëri të ditur lajmin në Tetor, dhe prej atëhere ajo ka filluar të bëjë plane për të. “Kur fëmija të lindë do ta marr me vete në udhëtimet për qëllime bamirësie, që të mësojë se është i aftë për të ndryshuar botën’, ka thënë Shakira në një inetrvistë.
Ajo ka treguar me fjalë sesa shumë po e shijon këtë periudhë duke shkruar në tëit se mund të kalojë edhe nëntë muaj të tjerë si këto.
Çifti ka konfirmuar lidhjen e tyre në Mars të 2011, ku Shakira e ka cilësuar Pique si dielli i saj në spanjisht në facebook./Indeksonline/