E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy litra vodka në ditë

Lindsay Lohan konsiderohet si një prej aktoreve më problematike dhe jo më kot. Përveç drogave, ajo është një konsumuese e madhe alkooli. Sipas të atit të aktores së 26-vjeçares, ajo konsumon plot 2 litra vodka në ditë.

Ai dhe miqtë e saj kanë bërë të gjitha përpjekjet që ajo të shtrohet në një qendër rehabilitimi, por aktorja nuk ka pranuar, duke vazhduar me jetën e saj të çregullt.

Lohan refuzon çdo komunikim me të atin dhe e konsideron atë “të vdekur”, pas publikimit të një bisede mes tij dhe 26-vjeçares në media.

Pavarësisht se nuk i flet, babai i aktores thotë se ka marrë një shtëpi pranë saj dhe ka parë se koshi i plehrave ishte i mbushur plot me shishe të zbrazura alkooli./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›