Aventurat e Skifterit në Zambezia

Zambezia (Adventures in Zambezia) është një film i animuar, komedi me regji të Wayne Thornley dhe skenar të Raffaella Delle Donne, Anthony Silverston dhe Andrew Cook.
Tregimi i këtij filmi flet për një skifter të ri, i cili largohet nga shkretëtira e braktisur ku jeton bashkë me babin e tij për të zbuluar dhe përjetuar aventura të papara në qytetin e madh Zambezia.
Kai (Jeremy Suarez) është një skifter trim. I mërzitur nga jeta dhe vetmia dhe me një baba strikt me emrin Tendai (Samuel L. Jackson), ai vendos të largohet. Pasi që i ndalohet të kalojë jashtë kufijve të Katungut, ai gjithmonë është kureshtar të dijë më shumë për jetën pas këtyre kufijve ku papritur Gogo, Stork, (Jennifer Leëis) dhe piloti i saj, bukuroshja që quhet Tini,(Tania Gunadi) aterojnë dhunshëm në botë e tij. Nga ata, Kai mëson që matanë lumit është një qytet i zogjve që ofron mundësi edhe për zogjtë fluturakë dhe të aftë si ai.
Pas një shkëmbimi dhe debati të ashpër me babin e tij, Kai zbulon që Tendai e ka ditur qysh herët për Zambezia dhe kishte qenë atje vetë! I lënduar dhe i inatosur me tradhtinë e babait të tij, Kai largohet nga Katungu nëpërmes lumit.
Arritja në qytetin e famshëm të zogjve – që gjendet pranë një dege madhështore të pemës Baobab buzë ujëvarës Victoria – ku Kai habitet me gjithë ata zogj nga e gjithë Afrika të cilët janë të zënë në festimet e pranverës. Ai shpejt do të shoqërohet me një bylbyl që flet shpejt dhe quhet Erzee (Jamal Mixon), i cili kënaqet me jetën e këtij komunitetit dhe tërë qytetit. Kai ndizet i tëri kur takon Zoe (Abigail Breslin), e cila është bija e adoptuar e Sekhuru (Leonard Nimoy), themeluesit të Zambezia-s.
Fatkeqësisht për të, në fillim Kai nuk bën një impresion të mirë pasi që aksidentalisht shkatërron dekorimet për festën e Pranverës. Por, ai edhe vet tmerrohet përderisa aftësitë e tij për të fluturuar bëjnë që ai të punësohet në Hurricanes, një patrullë elite e mbrojtjes së qytetit, e përbër nga fluturuesit më të mirë të Zambezias.
Në të njëjtën kohë, të panjohurit për të dhe për të Zambazianët, Marabou Storks, (Richard E. Grant dhe David Shaughnessy) i lodhur nga heqja e plehrave në Zambezia i bashkohet forcave të Budzo, një zvarraniku që ha vezë (Jim Cummings) dhe i cili bën një plan për të marrë kontrollin e qytetit. Për të bërë gjërat më keq Budzo kap babin e Kait dhe të gjithë endësit e tjerë përfshirë edhe Tinin. Në mënyrë që ta shpëtoj Zambezia dhe Tendain, Kai përballet me të kaluarën e tij dhe mësohet se pavarësisht sa i shpejt dhe i talentuar është asnjë zog mund të mos jetë më në ishull. Ky film i animuar do të shfaqet në DigiGold.
------
Zambezia
REGJIA: Wayne Thornley
SKENARI: Kiel Murray, Wayne Thornley
AKTORË: Zërat në origjinal: Jeremy Suarez, Samuel L. Jackson, Abigail Breslin, Leonard Nimoy, etj…Zërat në shqip: Ilir Muhametaj, Vasjan Lami, Klodiana Keco, Piro Malaveci, etj...