E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bursa e Tiranës, vetëm një ëndërr

Funksionimi normal i bursës se Tiranes duket ende një ëndërr për realitetin shqiptar. Zyra e bursës ne kryeqytet, e cila është hapur qe ne vitin 2002 ajo nuk funksionon, pasi bizneset nuk janë afruar për te listuar aksionet e tyre. Tregu i shit-blerjes se aksioneve mbetet informal dhe i paorganizuar, për rrjedhoje edhe funksionimi i burses ka mbetur ne tentative, raporton Vizion Plus.

Qe një kompani te listohet ne burse duhet te plotësoje disa kushte ku me kryesori është publikimi i bilanceve. Ekspertet mendojnë se qeveria ka gabuar ne kushtet kur një sere kompanish strategjike janë privatizuar pa u shitur ne burse. Por, edhe vete ky institucion nuk po bën shume për te fituar besimin e publikut.

Ne me te shumtën e rasteve drejtuesit e këtij institucioni mbeten ne kuadër trajnimesh dhe nënshkrime marrëveshjesh, ndërkohë qe prej 2002 e deri me sot ky institucionin vijon te finaciohet nga buxheti i shtetit.

Bursa e Tiranës është e para e krijuar në Shqipëri. Aktiviteti i saj bazë konsistoi në tregtimin sekondar të bonove të thesarit dhe të obligacioneve qeveritare. Ajo vuri në funksionim dhe tregun primar të bonove të thesarit deri në 1 gusht 1998. Pas kësaj date e në vijim, ankandet kryhen pranë Departamentit të Operacioneve Monetare të Bankës së Shqipërisë.

Bursa e Tiranës u shkëput përfundimisht nga Banka e Shqipërisë në 1 korrik 2002, për të vijuar me organizimin dhe funksionimin e saj si shoqëri aksionare. Aktivizimi i saj është pjese e deklaratave te çdo ministri qe merr drejtimin e Ministrisë se Ekonomisë, por deri me sot nuk ka asnjë nisme konkrete për venien e saj ne pune.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›