E Diel, 1 Nëntor 2026

Olldashi:Mbikalimi i ri i Vorës përfundon në fillim të shtatorit

Në fillim të shtatorit hapet për trafikun mbikalimi i ri i Vorës, një nyje kyce në autostradën Tiranë-Durrës. Gjatë inspektimit të punimve në mbikalimin e ri të Vorës ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi informoi se aktualisht punimet janë në fazën e asfaltimit dhe se në ditët e para të shtatorit ky mbikalim do të jetë i hapur për trafikun.
 

"Praktikisht këtu po zhvillohen punimet e asfaltit në rampën e mbigritjes së autostradës e cila rritet në një kuotë prej 6.20 m për të bërë të mundur nënkalimin e të gjithë trafikut anësor që do të vij nga dhe drejt qytetit të Vorës dhe që do të bëj edhe lidhjen me rrugën e vjetër nga Vora drejt Maminasit dhe Shijakut." "Kompania Alb-building dhe Copri po punojnë kryesisht gjatë natës, dhe unë i falenderoj për këtë, për mos të krijuar kompikacione me trafikun e stinës së verës, duke pasur parasysh që kjo është një nyje kyce në aksin kryesor rrugor kombëtar Tiranë -Durrës, ku është e përqendruar shumica e popullatës, shumica e biznesit dhe shumica e fluksit turistik" tha Olldashi.
 

Ky projekt me një vlerë 5.8 milion euro financohet nga fondi i Kuvajtit dhe përfshin ndër të tjera ndërtimin e 4 km rrugë paralele me autostradën Tiranë -Durrës, përkatësisht me dy korsi dhe me të gjithë infrastukturën përkatëse, ndërtimin e katër rreth rrotullimeve si dhe ndërtimin e rrugës urbane në hyrje të qytetit të Vorës duke mundësuar në këtë mënyrë hyrje-daljen e trafikut urban dhe ndërqytetas të Vorës përmes këtyre nyjeve dhe rrugëve paralele.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›