Berisha inaguroi rrugën për tek vilat e Zamirit dhe Shkëlzenit
Rruga që përuroi dje Berisha është rruga që të çon tek një zonë e shtrenjte rezidenciale ku biznesmeni Zamir Manaj dhe ortakët e tij Frangaj e “comapny”, kanë ndërtuar duke lehtësuar marrjen e tokës së pronarëve me vendime gjyqi.
Zona super e shtrenje e vilave afër të cilës banojnë dhe ministra të qeverisë Berisha, si Ruli, apo djali i tij Shkëlzeni, i cili deklaron se rri me qera, tashmë kanë marrë vila një sërë ministrash në emër të grave, vjehrrave dhe kushërinjve.
Kjo rrugë me gjatësi totale 6.4 km, gjerësi 6 metra, përbën një investim me vlerë 157.2 milion lekë dhe lidh tre fshatra të komunave Dajt dhe Farkë, duke shkurtuar distancën e tyre me kryeqytetin dhe duke lehtësuar komunikimin për 20 mijë banorë të zonave përreth.
Në fakt, vlera kryesore e saj është se lidh tokën e Argita Berishës në Priskë me vilën e Shkëlzenit në Farkë.
Pa ndërtimin e kësaj rruge, nuk do të kishte ndonjë biznesmen që do të donte të hapte këtu një ndërmarrje industriale, për shkak të transportit. Ndërtimi i saj bën të mundur hapjen dhe punësimin tuaj kudo që jeni. Ndërtimi i rrugëve, përveç punësimit që bën në ndërtimin e tyre, krijon mundësinë e krijimit të sipërmarrjeve qoftë bujqësore, qoftë blegtorale, qoftë industriale dhe punësimin e qytetarëve, u shpreh kryeministri Berisha.
Kështu, një impakt të rëndësishëm këto segmente rrugore kanë edhe në zhvillimin e turizmit, pasi lehtësojnë ndjeshëm udhëtimin drejt Parkut Kombëtar të Dajtit, Liqenit të Farkës, si dhe frekuentimin e hoteleve dhe restoranteve të zonës.
Është faktuar në mënyrën më të pakundërshtueshme se çdo dollarë i investuar në rrugë kthen më shpejt se çdo gjë tjetër, me 4.6 deri ne 5 herë vlerën e investimit, sepse rruga është kursim i madh në transport, sepse rruga është korridor i energjisë së tregut, sepse rruga bën të mundur që prodhimet të dalin me shpejtësinë më të madhe në treg, u shpreh Berisha.
