Bursa në Rusi, studentëve u kërkohet analiza e SIDA-s
Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh me Rusinë në fushën e arsimit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Federatës Ruse u akordon kandidatëve shqiptarë, për vitin akademik 2013-2014, 15 bursa shtetërore për vitin akademik 2013-2014. Prej tyre 10 bursa janë për studime universitare në programet e studimit bachelor, specialist dhe magjistraturë; 5 bursa për studime pasuniversitare në programet e aspiranturës dhe të doktoraturës.
Të gjithë të interesuarit në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës mund të gjejnë listën e dokumenteve që kërkohen dhe formulari që duhet të plotësohet për të ndjekur studimet në Rusi. Afati i fundit për të dorëzuar dokumentet pranë MASH është data 3 maj 2013. Në dokumentet që kërkohen nga pala ruse, veç diplomës, listës së notave dhe fotokopjes së pasaportës, kërkohet edhe një raportim mjekësor për virusin SIDA, si dhe një raport mjekësor që kandidati është i aftë për të ndjekur studimet.
(e.m/GSH/BalkanWeb)