Lufta kundër malaries, ilaç i ri rezistent ndaj parazitit që e shkakton
Shkencëtarët kanë zbuluar një ilaç të ri rezistent të parazitit që shkakton malarien. Hulumtuesit gjetën parazitë në Kamboxhian perëndimore që janë gjenetikisht të ndryshme nga llojet e tjera në mbarë botën.
Këto organizma janë në gjendje të përballojnë trajtimin nga artemisina, ilaçi që përdoret në luftën kundër malaries.
Raportet e rezistencës ndaj ilaçit në ambjent së pari u shfaqën në vitin 2008. Problemi është përhapur në pjesë të tjera të Evropës, në Azinë Jug-Lindore.
Studimi është publikuar në revistën Nature Genetics. Autori kryesor, Dr Olivo Miotto, i Universitetit të Oksfordit dhe Mahidol University në Tajlandë, ka thënë: “Të gjitha medikamentet më efektive që kemi pasur në disa dekadat e fundit kanë qenë një nga një të padobishme nga aftësia e shquar e këtij paraziti që shndrrohet dhe zhvillon rezistencë.
“Artemisinin tani punon shumë mirë. Kjo është arma më e mirë që ne kemi kundër sëmundjes, dhe ne kemi nevojë për ta mbajtur atë”,- tha ai.