Fiton 2 mln lekë në vit? Deklaroji ose gjobitesh
TIRANE- Dita e sotme, 30 prilli, është afati i fundit për deklarimin vjetor të të ardhurave personale për të gjithë individët që fitojnë më shumë se 2 milionë lekë në vit. Përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të internetit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i kujton të gjithë personat që e kanë këtë detyrim ligjor, të shkar-kojnë e të plotësojnë formularin nga siti i saj dhe ta dorëzojnë dorazi ose me postë, apo dhe ta plotësojnë në mënyrë elektronike. Administrata Tatimore bën me dije se në të kundërt, këta persona do të përballen me penalitete që shkojnë nga gjoba, të cilat nisin nga shuma 10 mijë lekë për vonesa të shkurtra, e që arrijnë deri në 3 vjet burgim, në bazë të Kodit Penal, për shkelje të rënda.
Detyrimi ligjor
Detyrimin ligjor “deklarimin vjetor të të ardhurave personale” e kanë të gjithë individët rezidentë në Republikën e Shqipërisë për të ardhurat vjetore totale bruto mbi 2 milionë lekë të realizuara brenda ose jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Detyrimin për deklarim e kanë edhe individët jorezidentë vetëm për të ardhurat e tatueshme të realizuara prej tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë kur këto të ardhura bruto janë në shumën 2 milionë lekë dhe mbi këtë shumë. Deklarata përmban opsionin e plotësimit në mënyrë ‘vullnetare’ nga të gjithë individët, të cilët realizojnë të ardhura deri në 1,050,000 lekë gjatë vitit 2011 dhe duan të përfitojnë nga zbritja e shpenzimeve të kredive për shkollim të fëmijëve, të shpenzimeve mjekësore dhe shpenzimeve për sigurim vullnetar. Synimi i plotësimit të kësaj deklarate është formalizimi i të ardhurave mbi 2 milionë lekë që sigurohen nga individët, rritja e nivelit të vetëdeklarimit të këtyre të ardhurave, si dhe pajisja e individëve me Kodin Fiskal. Çdo deklaratë individuale vjetore e të ardhurave plotësohet me numrin e identifikimit personal në letërnjoftimin e individit, i cili shërben si kodi fiskal i individit. Edhe në rastin kur individi është person jorezident në Republikën e Shqipërisë, si kod fiskal shërben numri i identifikimit personal në letërnjoftimin e individit.
Penalitetet
Për mosdeklarimin në afat të deklaratës individuale vjetore të të ardhurave, zbatohen dënime administrative të parashikuara në ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe konkretisht: 10 000 lekë penalitet për deklarim të vonuar, mbështetur në nenin 113 “Mosdeklarimi në afat”, të ligjit të mësipërm; Gjobë për pagesë të vonuar, e cila në varësi të kohës së pagesës është 5% e shumës së detyrimit të papaguar për çdo muaj apo pjesë të muajit gjatë të cilit pagesa nuk është kryer, por jo më shumë se 25% e detyrimit të papaguar, mbështetur në nenin 114, “Mospagimi në afat i detyrimit tatimor apo kontributit” të ligjit të mësipërm; Gjobë për fshehjen e detyrimit të tatimit mbi të ardhurat personale, mbështetur në nenin 116, “Evazioni fiskal” të ligjit të sipërpërmendur. Në rast se tatimpaguesit që e kanë detyrim ligjor deklarimin e të ardhurave, në deklaratën e tyre vjetore të të ardhu-rave, japin informacion të gabuar apo të rremë e të pakorrigjuar, brenda afatit të parashikuar nga ligji, ndaj tyre zbatohen dispozitat e Kodit të Procedurës Penale dhe të Kodit Penal. Burime zyrtare brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve bëjnë me dije se këto penalitete mund të shtrihen edhe deri në tre vjet burg.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)