E Diel, 1 Nëntor 2026

Të ardhurat mbi dy milionë lekë në vit, sot afati i fundit i deklarimit

te-ardhurat-deklarimiTiranë- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i kujton sot të gjithë personave që fitojnë më shumë se dy milionë lekë në vit, të deklarojnë pasurinë e tyre.

Në një njoftim në faqen zyrtare të këtij institucioni, thuhet se sot është afati i fundit për deklarimin vjetor të të ardhurave personale për të gjithë individët që fitojnë më shumë se 2 milionë lekë në vit.

“Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i kujton të gjithë personat që e kanë këtë detyrim ligjor, të shkarkojnë e të plotësojnë formularin dhe ta dorëzojnë dorazi ose me postë, apo dhe ta plotësojnë në mënyrë elektronike. Në rast të shkeljes së afatit do të ketë penalitete që shkojnë nga gjoba, të cilat nisin për shuma 10 mijë lekë për vonesa të shkurtra, e që arrijnë deri në 3 vjet burgim, në bazë të Kodit Penal, për shkelje të rënda”,- thuhet në njoftim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›