E Martë, 3 Nëntor 2026

Bashkia e Korcës mbështet me bursa nëxënësit me rezultat të shkëlqyera në mësime

65 nxënës të shkollave të mesme kanë marrë bursa nga bashkia e Korçës si një vlerësim dhe mirënjohje për rezultatet e shkëlqyera në mësime. 

Teodor Mosko është njëri nga ekselentët korçarë i cili mëson në gjimnazin “Raqi Qirinxhi”, këtë vit në klasën e 12-të. Ai shprehet se të kesh rezultate maksimale në mësime nuk është vetëm një ndjesi e bukur por edhe një ndihmë mjaft e madhe për jetën në vijim.

Ky është viti i 14-të që bashkia e Korccës jep bursa për nxënësit e shkëlqyer në mësime. Janë 1 mijë nxënës që përgjatë 14 viteve kanë përfituar nga kjo nismë, dhe që për pushtetin vendor është një shtysë për t’i nxitur të rinjtë ti përkushtohen maskimalisht mësimeve.

Gazetare Heriselda Dyrmishi

/ rtsh.al /

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›