E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perballe nje historie dashurie dhe urrejtje

Dramaturgu Bashkim Hoxha ka sjelle ne skenen e Aleksander Moisiut Romance ne diten e krimit. Duke folur per Standard Hoxha u shpreh Nuk eshte rastesi ne qofte se kemi folur per krize ne teatrin shqiptar sepse pas premieres se fundit ne teatrin Aleksander Moisiu eshte e qarte se kthesa e madhe ka filluar dhe ka filluar pikerisht nga Durresi me Romance ne diten e krimit e cila eshte premiera e katert radhazi brenda gjashte muajve ne skenen e ketij teatri qe duartrokitet nxehtesisht nga spektatoret. Duke folur per sinopsin Hoxha tha se perballe nje historie dashurie dhe urrejtjeje nje imazh i jashtezakonshem u krijuar me lojen e dritave dhe nen interpretimin thellesisht profesional te aktoreve Hervin Culi dhe Eralda Caushi. Nga drama e tij nen regjine e Adelina Muces kuptohet kriza e teatrit per mangesira objektive per gjunjezim para rrethanave kur duket sikur nuk ke cben me. Shfaqja vjen si nje deshire e thelle per te bere art dhe ne teresine e vet eshte nje realizim dinjitoz nje teater i vertete i munguar prej kohesh. Historia e nje njeriu qe ben vetegjykimin e tij ndeshkimi qe vjen permes dashurise dhe dilema nese eshte me mire te jetosh nga urrejtja apo te vdesesh nga dashuria bashkeshoqerohen me mesazhe shume te rendesishme per jeten njerezore dhe per bashkekohesine tone - shprehet Bashkim Hoxha.

Pasojat e nje jete ku dhuna eshte e pranishme me shume se sa dashuria rendojne mbi vet ata qe kultivojne egersine. Kontrasti i dashurive te humbura e te ringjallura ne moment krize krijuan situata emocionale te fuqishme ndjekur prej spektatorit me nje perkushtim te kuptueshem. Gjithcka ne spektakel tingellonte e plote gjuha poetike e bashkuar me konkretesine. Kjo eshte nje lloj reflektimi se teatri Aleksander Moisiu po del nga kriza. Ne kete menyre Romance ne diten e krimit vjen si nje realizim dinjitoz deshirash te mira ne nje kohe qe te gjithe e kemi quajtur per teatrin kohe krize pra duke perifrazuar titullin e pjeses mund te themi se eshte nje teater i mire ne kohe krize. Risia e shfaqjes eshte pikerisht pikturimi qe i behet asaj nga fillimi deri ne fund gje qe te con te punosh me ndricimin dhe fotografine. Cdo skene eshte nje pikture apo fotografi me vete ndersa 80 per qind e shfaqjes eshte nje enderr dhe imagjinate e krijuar me personazh kryesor Markon e luajtur nga Hervin Culi gje qe po ngjan me momentet e secilit prej nesh qe e kthejne koken prapa dhe shohin jeten tone dhe gjykojme. Hoxha thote se ky personazh i Markos eshte Krishti i diteve te sotme i cili sakrifikon ndeshkon veten ne skene per ti treguar publikut qe dita e gjykimit eshte momenti ku ne ndodhemi shume prane vdekjes. Pikerisht dita ku kujtimet qe nga femijeria te bejne te vendosesh vete gjykimin e gjithe secilit prej nesh. Te vecantat e kesaj shfaqjeje jane kori i cili perdoret vetem ne tragjedite greke ndersa sot vjen ne nje koncept te ri duke filluar qe nga veshja e tyre dhe menyra e tyre e interpretimit duke mos harruar etydet qe jane nje pjese tjeter e rendesishme e kesaj shfaqjeje.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›