Bursa studimi pasuniversitare në Universitetin e Pavias
Universiteti i Pavias (UNIPV) në Itali, në bashkëpunim me Drejtorinë e Zhvillimit dhe të Bashkëpunimit (DGDC) në Ministrinë e Punëve të Jashtme Italiane (MFA), akordon për shtetasit e huaj të vendeve në zhvillim 3 (tri) bursa për studime pasuniversitare 10-mujore në Universitetin e Pavias ose në Institutin për Studime të Avancuara të Pavias (IUSS), në periudhën 15 shtator 2010 deri më 15 qershor 2011. Bursa e studimit financohet nga fondacioni “Fund for Cooperation & Knowledge – in and out of Pavia” dhe parashikon mbulimin e të gjitha shpenzimeve të udhëtimit vajtje-ardhje, shpenzimet e akomodimit dhe të ushqimit, shpenzimet për vizën konsullore, si dhe shpenzimet për siguracionin shëndetësor. Financimi për bursën e studimit dhe përzgjedhja e studentëve menaxhohen nga një komitet i përbërë me studentë, profesorë, zyrtarë të Universitetit të Pavias dhe një përfaqësues nga Drejtoria e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit në Ministrinë e Punëve të Jashtme Italiane.
Për një informacion më të hollësishëm lidhur me llojin e bursave që ofrohen, mënyrën e plotësimit të formularit të aplikimit si dhe të përgatitjes së dokumentacionit nga aplikanti, referojuni adresës së mëposhtme të internetit:
Web: http://www.unipv.eu/on-line/Home.html E-mail: andrea.pichelli@unipv.it
Afati i fundit i dorëzimit të dokumenteve të kandidatëve në Universitetin e Pavias është data 30 prill 2010, në adresën e mëposhtme: The University of Pavia
International Relations Office Strada Nuova 65
27100 PAVIA – Italy Tel: +39 0382 98 6948 Fax: +39 0382 98 4695
E-mail: andrea.pichelli@unipv.it Një kopje e dokumenteve dhe formulari i aplikimit duhet t’i përcillen edhe Ambasadës Italiane në Tiranë, me postë ose në formë elektronike.