E Diel, 1 Nëntor 2026

Bursaspor kërkon Ervin Skelën, Bari “monitoron” Erjon BogdaninPalermo gati të lëshojë Ujkanin në Serinë B për të fituar eksperiencë. Mbrojtësi Debatik Curri në listën e Standard Liezhit në Belgjikë

Ervin Skela mund të luajë sezonin e ardhshëm në Turqi. Bursaspor kërkojnë Ervin Skelën. Duket gati e pabesueshme, por në Turqi ka marrë ngjyra zyrtare. Lajmi jepet nga gazeta lokale “Bursa hakimijet”, që citon burime brenda klubit turk. Sipas asaj që raportojnë media turke, ish-lojtari i Energi Kotbusit të rënë në Bundesligën 2, është kërkuar zyrtarisht nga drejtuesit e klubit Bursaspor në Turqi. Drejtori teknik i kësaj skuadre, Ertugrul Saglam, ka nisur tratativat me menaxherin e futbollistit shqiptare dhe shpreson që të mbyllë sa më shpejt dhe me sukses këtë operacion merkatoje para përfundimit të muajit qershor. Nuk bëhen të dituar detajet të ofertës turke, por mesa duket i kanë bërë një ofertë financiare mjaft të mirë fantazistit të kombëtares shqiptare. Bursaspori e mbylli sezonin e fundit në vendin e 6-të në kuotën e 56 pikëve. Por turqit nuk janë të vetmit, interesohet për Skelën, pasi fantazisti është në qendër të vëmendjes së 10 klubeve të tjera, duke filluar nga Bundesliga 1 gjermane (Mainc, Borusia Mynshengladbah), Bundesliga 2 (Tuz Kolbenc), Seria a italiane (Kaljari), Seria B (Torino) dhe kampionati grek i futbollit (Olimpikasi dhe AEK-u i Athinës).

BOGDANI

Bari, skuadra italiane e porsangjitur në Serinë A me verdiktin e kampiones të Serisë B, vazhdon të shprehë një interesim të fortë për sulmuesin shqiptar Erjon Bogdani. “Er-Bomber” kaloi një sezon jo fort të shkëlqyer me Kievon gjatë kampionatit të kaluar, pavarësisht se ish-sulmuesi i Livornos dha një kontribut jo të pakët në mbijetesën e verdheblutë veronezë midis më të mirave të kampionatit prestigjioz italian. Lajmi jepet nga gazeta apenine “Leggo. Sipas saj, drejtori sportiv Xhorxhio Perineti, është duke monitoruar situatën, teksa Bogdani do të shërbejë në vijën e parë si përforcim i të konfirmuarëve Kutozov, Bareto e Mexhiorini. Gjithsesi, në vëzhgim për repartin ofensiv, përveç Bogut janë dhe Zalejeta e Makarone. Bogdani gjatë karrierës së tij ka luajtur me Rexhinën, Sienën (Seria A), por dhe me Veronën e Salernitanën (Seria B).

DURO
Klodian Duro, një hap larg AEL Limasolit. Janë mediat qipriote, të cilat “iu bien sirenave” për një transferim të mesfushorit të Kombëtares shqiptare te ky klub. Sipas burimeve futbollisti para se të shkojë në Montekarlo për të bërë “muajin e mjaltit” ka ndalur në Athinë ku sipas informacioneve duket se ka mbyllur gjithçka me qipriotit e AEL Limasolit. Dy klubet, Omonia Nikosia (Duro është ende nën kontratë) dhe AEL Limasolo, kanë gjetur gjuhën e përbashkët gjuhën e përbashkët përsa i përket kartonit të futbollistit por çka është më e rëndësishme Duro ka pranuar parimisht ofertën financiare të bërë nga drejtuesit e Limasol.

UJKANI
E ardhmja e portierit të ri të Kombëtares shqiptare, Samir Ujkani, mund të jetë në Serinë B. Lajmi jepet nga gazeta siçialiane “La Siçilia”. Presidenti i Palermos (Seria A), Mauro Zamparini dhe drejtori sportiv i rozezi, Valter Sabatini, kanë shprehur dëshirën që kosovari të fitojë eksperiencë në një skuadër të nivelit të B, pasi si ndihmës i Amelias për sezonin e ardhshëm do të jetë Federiko Aljiardi, i cili rikthehet pas huazimit, por dhe pas një eksperience jo të mirë me Riminin.

MERKATO
STANDARD- CURRI
Klubi belg, Standard Liezh, është dukur kërkuar një zëvendësues të mbrojtësit Onyevu, dhe në listë përfshihet midis të tjerëve edhe Debatik Curri, kosovari që luan me Vorsklën në Ukrainë.
Pengesat kryesore të futbollistit të Kombëtares shqiptare janë tre: Andrade (Dinamo Bukuresht), Tiago (Guimaraesh) dhe Cerdan (Le Mans). Në Belgjikë ndihmëstrajner te Anderlehti është Besnik Hasi.

VATA-BILIÇ

Agjenti shqiptar i FIFA-s, Rudi Vata, është duke trajtuar një transferim të mundshëm të trajnerit kroat, Slaven Biliç, te Portsmuthi në Angli. Biliç, një ish-lojtar i Uest Hemit është aktualisht trajneri i Kombëtares kroate. “Slaven është i hapur për Portsmuthin. Ai gjithashtu interesohet për Totenhemin”, - citohet Vata nga gazeta britanike “Daily Star”.

E Hene, 15 Qershor 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›