E Shtunë, 31 Tetor 2026

Endri Vrapi i bashkëngjitet kryeqytetasve të Dinamos

Tiranë - Mbrojtësi i kombëtares Endri Vrapi ka rënë parimisht dakord me drejtuesit e Dinamos për të luajtur në këtë ekip sezonin e ardhshëm. Futbollisti kryeqytetas këto ditë është stërvitur me skuadrën e drejtuar nga Shkëlqim Muça, duke pranuar të vazhdojë edhe për sezonin e ardhshëm, megjithëse kalimi zyrtar nuk është bërë ende.

Endri Vrapi është një futbollist i lirë që pas rënies së Elbasanit nga kategoria e më të mirëve. Ai ka pritur ofertat, si nga klubet brenda vendit, ashtu edhe nga ato të huaja.

Dinamo e mbylli kampionatin e 70-të kombëtar në vendin e tretë. Aktualisht ky ekip është një nga më aktivët në merkaton e kësaj vere.

Drejtuesit e skuadrës kryeqytetase kanë arritur marrëveshje paraprake me Bekim Kulin, Gentian Muçën, Erbim Fagun, dhe së fundi me Endri Vrapin. Objektivi i tyre i ri është futbollisti i Teutës, Emiljano Vila.

Të vetmit nga kontingjenti i sezonit të kaluar që nuk kanë pranuar të rinovojnë janë Kotorri, Poçi dhe Sina. Bisedimet mbi kushtet e kontratës me këta futbollistë pritet të mbyllen sot.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›