E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bursat, Wall Street merr me vete evropianet

Wall Street, qe sot u hap me nje rritje prej +2%, ka perfunduar serish ne pikiate, ashtu si dhe ditet e tjera. Madje, bursa amerikane gjate rreshqitjes se saj ka marre me vete edhe bursat evropiane.

Ne Milano, Paris, Berlin dhe Londer, bursat kane pesuar nje renie ndonese kishin filluar me nje rritje te lehte.

Nderkohe, ne SHBA sekretari i Thesarit Henry Paulson po merr ne konsiderate hipotezen per te futur ne menyre te drejtperdrejte kapitale ne bankat qe kane nevoje, duke marre si shkembim nje kuote te tyren.

Lajmin e ka bere te ditur zedhenesja e Shtepise se Bardhe, Dana Perino, e cila ka nenvizuar se autoriteti per te bere nje veprim te tille eshte dhene me aprovimin e planit 700 miliarde dollaresh nga Kongresi amerikan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›