Somali, NATO do te ruaje anijet nga piratet

NATO do te dergoje lufte-anije kunder pirateve, ne Somali. Ministrat e NATO-s te mbledhur ne Budapest rane dakord per ngritjen e nje force te perbashket, ne fund te ketij viti.
NATO do te shoqeroje gjitthashtu anijet e OKB-se qe do te dergojne ndihma ne Somali, ku mbi 3 milione njerez, pothuaj gjysma e popullsise, kane nevoje per ushqim.
Zedhenesi i NATO-s Xhejms Apathurei tha se shtate anije do te qendrojne ne kete rajon per disa jave.
Presioni per te marre masa kunder pirateve eshte intensifikuar qekur nje anije me 33 tanke u kap prej tyre muajin e kaluar.
Nje tanker japonez i cili u kap ne Gjirin e Adenit ne muajin gusht, u la i lire dhe per kete jane paguar 1.6 milione dollare. OKB, kete jave, miratoi nje rezolute te dyte qe autorizonte perdorimin e forces kunder pirateve.
Somalia prej 17 vjetesh nuk ka qeveri dhe ka vuajtur pasojat e nje lufte civile.