Siria, lirohen gazetaret amerikane

Dy gazetaret amerikane te arrestuar ne Siri me akuzen se kane hyre ne menyre te paligjshme ne kete vend, jane lene te lire.
Lajmin e kane bere te ditur burime qeveritare ne Uashington.
Departamenti i Shtetit ka lajmeruar se Holli Chmela, 27 vjec, dhe Taylor Luck, 23 vjec, i jane dorezuar perfaqesuesve diplomatike amerikane ne Damask dhe duket se jane ne gjendje te mire shendetesore.
Ata punonin per gazeten “Jordan Times” dhe kishin shkuar me pushime nga Bejruti ne Tripoli.
Autoritetet amerikane ishin shqetesuar per humbjen e tyre duke bere dje thirrje per ndihme ne gjetjen e dy gazetareve.