SHBA, gjykata e larte: Ok, hetimit per Palin

Gjykata e Larte e Alaskes ka hedhur poshte kerkesen e parlamentareve republikane qe kerkojne anulimin e hetimit ndaj Sarah Palin.
Kandidatja republikane per zevendespresidente e Shteteve te Bashkuara dyshohet se ka shkarkuar nje pergjegjes te sigurise publike pasi nuk kishte pushuar nga puna ish-kunatin e saj.
Aleatet e Palin kishin kerkuar nderprerjen e hetimit ndaj saj duke e cilesuar si “nje perpjekje e demokrateve per te demtuar figuren e saj para zgjedhjeve”.
Ish-komisioneri per shendetin publik, Walt Monegan kishte akuzuar Palin per largimin e padrejte te tij nga puna se “nuk i ishte bindur urdherit te saj”.
Ai kishte deklaruar per mediat se ishte pushuar pasi “i rezistoi presionit per te shkarkuar ish-bashkeshortin e motres se guvernatores, Mike Wooten”.
Por sipas Palin, Monegan u hoq nga puna pasi kishte abuzuar disa here me buxhetet lokale.