E Diel, 1 Nëntor 2026

Bursë shkollimi për studentët që do të pranohen në 10 universitetet më të mira të botës



Tiranë - Shpenzimet e shkollimit për të gjithë studentët shqiptarë që do të pranohen në 10 universitetet më të mira të botës, do të mbulohen nga qeveria. Vendimi është marrë dje nga Këshilli i Ministrave, në kuadër të programit të Fondit të Ekselencës, për të mbështetur studentët shqiptarë me rezultate të shkëlqyera, që arrijnë të pranohen në universitetet më të mira të Europës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikë, në të gjitha nivelet e studimit, diplomë e nivelit të parë, master dhe doktoraturë. Studentët që do të përfitojnë nga kjo nismë e qeverisë shqiptare, do të kenë detyrimin të kontribuojnë në Shqipëri për një periudhë 7-vjeçare.

Shoqata e të Verbërve, protestë para Ministrisë së Punës

Tiranë - Qindra të verbër kanë protestuar paraditen e djeshme për të drejtat e tyre përpara Ministrisë së Punës në Tiranë. Punësim, strehim dhe kthimin e borxhit prej 8 milionë dollarësh, kanë qenë kërkesat e tyre drejtuar qeverisë. Kryetari i Shoqatës së të Verbërve, Sinan Tafaj, i është drejtuar Ministrisë së Punës dhe asaj të Financave që të ndërmarrin politika fiskale që lehtësojnë jetën ekonomike të të verbërve. Në rast se këto kërkesa nuk do të gjejnë një zgjidhje, komuniteti i të verbërve paralajmëron grevë urie. “Në vend që qeveria të bëjë politika punësimi, të subvencionojë punëdhënësit tanë, të subvencionojë formimin profesional, na ka sunduar me subjekte të barabarta duke na tatuar, duke na përjashtuar nga çdo lloj përfitimi”, - u shpreh kreu i Shoqatës së të Verbërve. Protesta e të verbërve erdhën pas një sërë protestash të tjera të organizuara në të gjitha qytetet e Shqipërisë.

16 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›