E Diel, 1 Nëntor 2026

Hipoteka, procedurat që ndiqen kur dhurohet toka, trualli ose ndërtesa

Dy fazat që kalojnë këto procese dhe dosjet me dokumentet që duhet të dorëzohen. Zbardhet kostoja që rëndon në xhepat e qytetarëve për të trashëguar pasurinë

Laureta Rryçi

Tiranë - Çdo ditë, në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme depozitohen kërkesa për dhurim të tokës, truallit apo të apartamentit. Kryefamiljarët vendosin t’i kalojnë pasuritë në emër të trashëgimtarëve dhe për ta ligjëruar këtë veprim duhet të kryejnë një sërë procedurash ligjore në këtë institucion. Gazeta “Albania” zbardh në numrin e sotëm tarifën e shërbimit, taksën, afatin kohor për të rregulluar ndryshimet si dhe procedurën që duhet ndjekur për të kryer të tilla veprime. Ky proces, për të dhuruar pasurinë e paluajtshme, kalon në dy faza. Në fazën e parë personi që ka pasurinë në emrin e tij bën kërkesë për ta dhuruar atë. Ndërsa faza e dytë ka të bëjë me personin që e përfiton këtë pasuri dhe procedurat që duhet të ndjekë që të bëhet automatikisht pronar i kësaj pasurie, që e përfitoi nga akti i dhurimit.
Toka bujqësore
Për rastet kur akti i dhurimit bëhet për tokën bujqësore, ligji ka përcaktuar se procedura mund të zgjasë rreth 30 ditë. Tarifa për shërbimin është 1500 lekë dhe taksa 300 lekë. Për të realizuar këtë proces personi që bën kërkesën duhet të krijojë një dosje në të cilën do të përfshihen tetë dokumente. Më pas do të realizohet procesi tjetër, që njihet zyrtarisht me termin ndërrim të përfaqësuesit të familjes bujqësore. Që të njihet ligjërisht pronari i ri i kësaj toke bujqësore duhet të krijojë sërish një dosje të re me dokumente për ta dorëzuar në zyrën vendore kur ndodhet dhe pasuria e paluajtshme.
TrualliNdërtesa
Edhe për rastet kur dhurohet trualli ose ndërtesa ndiqet pothuajse e njëjta procedurë, pra me dy faza. Statistikat tregojnë se këto lloj kërkesash janë më të shumta nëpër zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Kjo për shkak se pasuria e parë që kalon për trashëgimi është pikërisht apartamenti ku jeton personi që e disponon pasurinë në emrin e tij. Në varësi të kërkesës pasuria në këtë rast ose kalohet në emër të një personi tjetër, ose ndahet në disa persona përfitues.

Box
Pezullimi i regjistrimit
Në qoftë se një person propozon një marrëveshje për një pasuri të paluajtshme të regjistruar, mund të bëjë një kërkesë te regjistruesi i zonës përkatëse me pëlqimin me shkrim të pronarit, për të pezulluar veprimet për transaksione të tjera të kësaj pasurie. Regjistrimi i çdo dokumenti tjetër lidhur me këtë pasuri të paluajtshme pezullohet për një afat (i cili quhet afati i pezullimit) prej 15 ditësh nga koha kur miratohet nga regjistruesi dhe në pajtim me këtë bëhet shënimi në kartelë.
Regjistrimi i çdo dokumenti lidhur me pasurinë e paluajtshme që përfshihet në këtë marrëveshje pezullohet për një afat (i cili quhet afati i pezullimit) prej 15 ditësh nga koha kur paraqitet kërkesa dhe aprovohet nga regjistruesi dhe në pajtim me këtë bëhet shënimi në kartelë. Në rast se brenda afatit të pezullimit paraqitet për regjistrim një dokument i vlefshëm nga personi që kërkon pezullimin, ky dokument ka përparësi ndaj çdo dokumenti tjetër që mund të paraqitet për regjistrim gjatë këtij afati të pezullimit.

KP8 Dhurim për tokë bujqësore
Tarifa: 1500 lekë
Taksa e shërbimit: 300 lekë
Gjoba ditë/ vonesë: 150 lekë
Afati ligjor për paraqitje në ZVRPP: 30 ditë
Afati maks. i procedurës: 30 ditë pune

Dokumente të nevojshme

Kodi Emri Dokumentit Institucioni lëshues

N14 Kontratë dhurimi Noteri
A13 Certifikatë pronësie Zyra Vendore e RPP
A15 Kartela e pasurisë Zyra Vendore e RPP
H2 Harta treguese e pasurisë Zyra vendore e RPP
A38 Vërtetim mbi përbërjen
e familjes Komuna
A8 Akt vlerësimi i pasurisë
për efekt tatimi Person i licencuar
A10 Certifikate e gjendjes familjare
në momentin e kalimit
të pronësisë Gjendja Civile
GJ3 Vendim gjykate për caktim e
kujdestarit të miturve anëtare
të familjes bujqësore Gjykata

Ndërrim i përfaqësuesit të familjes bujqësore
Tarifa: 200 lekë
Taksa e shërbimit: 50 lekë
Gjoba ditë/ vonese: 0 lekë
Afati ligjor për paraqitje në ZVRPP: ditë
Afati maks. i procedurës: ditë pune

Dokumente të nevojshme

Kodi Emri Dokumentit Institucioni lëshues

ND4 Kërkesë e të interesuarit Personi i interesuar
N6 Deklaratë noteriale Noteri
A13 Certifikatë pronësie Zyra Vendore e RPP
A15 Kartela e pasurisë Zyra Vendore e RPP

KP9 Dhurim trualli dhe/ose ndërtese

Tarifa: 1500 lekë
Taksa e shërbimit: 300 lekë
Gjoba ditë/ vonese: 150 lekë
Afati ligjor për paraqitje në ZVRPP: 30 ditë
Afati maks. i procedurës: 30 ditë pune

Dokumente të nevojshme

Kodi Emri Dokumentit Institucioni lëshues

N14 Kontratë dhurimi Noteri
A13 Certifikatë pronësie Zyra Vendore e RPP
A15 Kartela e pasurisë Zyra Vendore e RPP
H2 Harta treguese e pasurisë Zyra vendore e RPP
A8 Akt vlerësimi i pasurisë
për efekt tatimi Person i licencuar

Ndarje pasurie

Tarifa: 300 lekë
Taksa e shërbimit: 300 lekë
Gjoba ditë/ vonese: 30 lekë
Afati ligjor për paraqitje në ZVRPP: 30 ditë
Afati maks. i procedurës: 30 ditë pune

Dokumente të nevojshme
Kodi Emri Dokumentit Institucioni lëshues
ND4 Kërkesë e të interesuarit Personi i interesuar
H5 Plan-rilevimi Topograf me licencë
A13 Certifikatë pronësie Zyra Vendore e RPP
A15 Kartela e pasurisë Zyra Vendore e RPP

16 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›