E Diel, 1 Nëntor 2026

Burton përgëzon marrëveshjen Kosovë-Maqedoni

Zv/përfaqësuesi civil ndërkombëtar në Kosovë, Fletcher Burton ka përgëzuar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë. Sipas tij në tërë procesin e demarkacionit të kufirit dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, Kosova ka demonstruar pjekuri, duke u sjellë si një shtet i pavarur e sovran që i kontribuon stabilitetit në rajon.
"Procesi i finalizuar javën e kaluar me marrëveshjen për kufirin është kurorëzuar me një vendim historik", ka thënë Burton, duke shtuar se vendosja e marrëdhënieve "hap një epokë të re për marrëdhëniet e mira fqinjësore ndërmjet dy vendeve", ndërsa fitues janë qytetarët e Kosovës dhe të Maqedonisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›