Busek: Ndarja ka mundur të zgjidh çdo gjë

Politikani austriak, Erhard Busek në një intervistë për gazetën “Veçernje novosti” konsideron se dialogu ndërmjet Beogradit e Prishtinës duhet të vazhdojë patjetër sepse nuk ekzisto mënyrë tjetër e zgjidhjes së çështjes së Kosovës duke vlerësuar se është lëshuar shansi që me ndarje të arrihet zgjidhja.
Busek ka vu në dukje se ”nuk mendon se ky ka qenë dështim i dialogut. Ai duhet të vazhdojë sepse nuk ekziston modus tjetër i zgjidhjes së marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës. Kjo ngecje është krijuar sepse edhe njëra edhe pala tjetër duhet ta përgatisin opinionin e vet publik për marrëveshjen që do ta sjellin nga Brukseli”, thekson Busek.
Politikani austriak konsideron se kyçja e “lojtarëve” të ri në dialog – Gjermanisë, Rusisë dhe SHBA – nuk do të ndryshonte asgjë, sepse serbët dhe shqiptarët janë ata që duhet të gjejnë “modus vikendi” i cili do t’i pajtonte dallimet dhe do të funksiononte në terren në veri të Kosovës.
“Fatkeqësisht, është lëshuar shansi që në tavolinë të gjendet ndarja e Kosovës e cila, sipas mendimit tim, është një nga zgjidhjet më të mira në këtë pat-pozicion” ka thënë ish bashkërenduesi i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore./Indeksonline/