Zvicra, kërkon burg të përjetshëm për emigrantin kosovar

Gjykata zvicerane në Pfäffikon ka akuzuar burgim të përjetshëm për shqiptarin nga Kosova, Shani.S, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij dhe një punëtore sociale.
Emigranti shqiptar Shani S. (tani 62 vjeçar) me 15 gusht të viti 2011 kishte vrarë bashkëshorten e tij Sadeten (52 vjeçare) si dhe punonjësen e entit social Daniela H. ( 48 vjeçare).
I veshur me një “smokie” dhe një këmishë blu, Shaniu dje vështronte sallën e gjykatës dhe përmes përkthyesit shpreh keqardhjen për veprën të cilën e bëri në gusht të vitit 2011.
Në fillim të procesit, prokurorja pyet se si është me shëndet Shaniun dhe ai i përgjigjet se është në gjendje të mirë, por se ka frikë dhe turpërohet për aktin që ka bërë.
Gjykatësi Roland Geisseler shpjegoi se kjo vrasje ishte e planifikuar nga Shaniu dhe sipas tij kërkohet që Shaniut ti jepet një burg të përjetshëm.
Avokati mbrojtës i Shaniut, .Thomas Fingerhuth refuzoi kërkesën e Gjykatësit Geisseler duke i shpjeguar atij se ai duhet të merr parasysh edhe moshën e klientit të tij.
Gjykata dje ka arritur të konstruktoj rastin deri në ditën kur ndodhi akti i vrasjes. Shaniu deri më tani ka pranuar se kishte probleme familjare me bashkëshorten dhe fëmijët e tij, se pistoletën ka sjellur nga Kosova dhe se ishte në presion nga mungesa e parave./Indeksonline/