Gjendet trupi i pajetë i një të moshuare

Gjendet trupi i pajetë i një gruaje të moshuar në Korçë, në afërsi të impiantit të ujërave të zeza të qytetit.
Bëhet me dije gjithashtu se e moshuara është gjetur në një kanal, ndërsa nuk ka shenja dhune.
Sipas policisë së mbërritur në vendngjarje, ajo ka një hematomë në këmbë, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e saj dhe zbardhjen e shkaqeve të vdekjes./Indeksonline/