E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahjaga në Stamboll: Kosova është zotuar për reforma

Duke folur në Samitin Ekonomik të Euro-Azisë që ka filluar sot në Stamboll, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka theksuar se vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat janë po ashtu të përfaqësuara në këtë forum, janë duke kaluar gjatë një procesi reformash të cilat duhet ndërmarrë si nevojë për një transformim të sistemeve të tyre shoqërore dhe ekonomike më mënyrë që të jenë pjesë e ndryshimeve globale. Ky është po ashtu një parakusht i rëndësishëm për integrimin tonë ekonomik dhe financiar në Bashkimin Evropian.

“Ka shumë gjëra të cilat vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë periudhës së transicionit mund të mësojnë nga përvojat e vendeve tjera të cilat e kanë kaluar këtë rrugëtim. Ne jemi duke demonstruar me angazhimin tonë të përgjithshëm vendosmërinë tonë dhe vullnetin politik për t’i ndërmarrë hapat e nevojshëm për konsolidimin e demokracive tona dhe të transformimit të ekonomive tona drejt stabilitetit dhe prosperitetit”, ka vazhduar ajo .

Duke folur për Kosovën, Jahjaga ka thënës e Kosova ka arritur përparim të konsiderueshëm në themelimin e institucioneve dhe në mënyrë konstante ka forcuar mekanizmat e përmbarimit të ligjit dhe ka krijuar dhe aplikuar politika të shëndosha makroekonomike, të cilat sigurojnë stabilitet të sistemit ekonomik.

“Ne po ashtu jemi zotuar ndaj reformave strukturore nëpërmjet procesit të privatizimit. Kemi arritur sukses të konsiderueshëm në përmirësimin e ambientit për biznes, me garanci legjislative dhe procedura të tjera administrative për biznes nga investitorët vendor dhe ata ndërkombëtarë.

Që nga shpallja e pavarësisë, reforma të gjëra dhe aplikimi me sukses i tyre kanë rezultuar me zhvillim ekonomik

Zhvillimi ynë bazohet në këtë fuqi të re punëtore dhe në resurset tona minerale që janë të konsiderueshme në përmasat rajonale. Për shembull, ne kemi burime të konsiderueshme të linjitit, zinkut dhe plumbit të cilat do t’i përdorim për nevojat e gjeneratave të tanishme dhe atyre që do të vijnë duke respektuar parimin e përdorimit të qëndrueshëm të burimeve të harxhueshme” ka thënë ndër të tjera ajo./Indeksonline/ 
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›