Naftëtarët nuk i duan deponitë

Sponsoruesi i Projektligjit për Tregti me naftën dhe derivate e sajë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nuk i ka përfillur kërkesat e komunitetit të naftëtarëve, që projektligjin ta plotësojë me kërkesat e tyre. Kështu deklaruan vetë naftëtarët, në një seancë urgjentë të thirrur nga Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës.
Edhe pse, tregtia më naftë ende është duke u bërë sipas ligjit të vjetër, në projektligjin e ri është paraparë që të ndalohet importi me pakicë. Po ashtu MTI-ja ka urdhëruar që në këtë projektligjin, importuesit e derivateve të naftës, të gjithë të nderojnë deponi të naftës.
“Ne kemi kërkuar nga MTI-ja që mos importuesve me pakicë, të mos ua ndaloj importin. Por, këtë parim ministria nuk na ka përfillur”, tha Parim Bajrami, nga Shoqata e Odes Ekonomike të Kosovës, njëherësh përfaqësues i shoqatës në komisionin i cili ka bërë kërkesë në ministri që të plotësohet projektligji me propozimet e naftëtarëve.
Avdi Avdiu, pronarë i kompanisë së derivateve të naftës “Universal”, thotë se asnjë sugjerim i komunitetit të biznesit nuk është përfillur nga ministria,
“Problemi ynë është jetik. Ne dëshirojmë që çështja e importit të jetë e lirë, e jo të vihen kushtëzime me deponi”.
Edhe, naftëtari, Ahmet Hasni, tha se nuk u nevojitën deponitë. Sipas tij, ligji aktual është mjaftë praktikë. “Tash me ligjin e ri, po kërkohet deponi, nuk kemi nevojë të krijojmë aso gjerash. Edhe ashtu toka bujqësore është mjaftë e zënë nga hekurishtet”, tha Hasni.
Ndërsa, biznesmeni i cili e ka të krijuar deponinë e derivateve të naftës, Ibrahim Bucaliu, pronarë i kompanisë Hib Petrol, mendon se nuk ka nevojë për më shumë se 5, apo 6 deponi në Kosovë. Më pastaj, sipas tij, qeveria mund të vendosë rregulla të veçanta për këta importues.
Në fund, Shoqata e naftëtarëve vendosi që të krijojë një tjetër komision që do të paraqiste vërejtjet e veta në MTI, ngase komisioni aktual nuk e ka kryer punën si duhet.
Ndryshe, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, projektligjin për Tregti me derivate të naftës e ka dërguar në Komisionin Parlamentarë për rishqyrtim., ndërsa Komisioni ende nuk e ka shqyrtuar./M.B /Indeksonline/