E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendimi i qeverisë, lehtësi për femrat që bëhen police

Mund t`i quajmë më të përkëdhelurat e policisë. Kjo vjen pas një vendimi të qeverisë, i cili vë në skalion të parë femrat për të qenë "dora" e hekurt e uniformave blu. Më vendim nr. 804, të këshillit të ministrave "Për miratimin e rregullores së personelit të policisë së shtetit”, seksi më i dobët ka privilegje për të hyrë në rradhët e policisë. Nëse një mashkulli i duhet me patjetër të ketë patentën për femrat kanë mundësi që ta realizojnë kursin brenda 12 muajve, afat kohor që ata duhet ta dorëzojnë dëshminë e aftësisë për të aplikuar për në polici. Por jo vetëm kaq edhe në renditjene pikëve kanë përparësi. Në vendim thuhet se aplikantët renditen në listën përfundimtare, sipas rezultateve të arritura dhe gjinisë. Kjo listë shpallet publikisht, jo më vonë se të nesërmen e ditës së përfundimit të procesit të intervistimit me gojë.
Madje një ndryshim ka pësuar për përfaqësimi sipas ndryshimit të rregullores minimalisht 50% e kandidatëve që pranohen në polici të jenë nga gjinia më pak e përfaqësuar. Kur në listën respektive nuk ka kandidatë të mjaftueshëm për të plotësuar këtë kuotë, atëherë realizohet një fushatë e re pranimi vetëm për gjininë e nënpërfaqësuar. Por përveç kësaj janë vendosur edhe rregulla të rrepta për të gjithë ata që do të bëhen drejtues të policisë, dhe që kërkojnë ngritje në gradë, ku duhet të kalojnë një sërë testesh.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›