E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bush-Karzait: Administrata e re do tju mbeshtese

Presidenti amerikan, Xhorxh Bush beri ne Afganistan nje vizite surprize, e fundit perpara se te largohet nga posti ne janar te vitit te ardhshem. Perpara se te zhvillonte bisedime me presidentin afgan Hamid Karzai, Bush iu drejtua ushtarave amerikane ne bazen e Bagramit.

“Po shenojme suksese dhe Afganistani ka ndryshuar dukshem qe prej vitit 2001”, tha Bush. Ai u takua me gjeneralin David McKiernan, komandantin e trupave te NATO-s ne Afganistan.

Gjate takimit me Karzai, Bush e siguroi ate se administrata e re amerikane do ta mbeshtese Afganistanin. Duke folur ne Kabul, Bush tha se ishte ne interesin e SHBA-se qe te vazhdonin luften kunder talebaneve.

"Nuk diskutohet qe talabanet duan te kunderpergjigjen, sepse duan te rimarrin pushtetin. Por ne interesin e vete Shteteve te Bashkuara eshte te mos lejojme qe Afganistani te behet vend i sigurte per Al Kaeda-n", tha presidenti Bush. Ai e siguroi Karzanin se SHBA do te shtojne pranine e tyre ne Irak.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›