E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ceku: EULEX te caktoje objektivat e misionit

Socialdemokratet e Kosoves mirepresin misionin EULEX ne vend por kerkojne qartesimin e objektivave dhe shtrirjen e tij.

“Institucionet e Kosoves si mikprites duhet qe sa me shpejt te bisedojne me drejtuesit e ketij misioni per te caktuar objektivat”, ka thene ne nje deklarate per shtyp kreu i Partise Social Demokrate, Agim Ceku.

Ne vijim, ai shtoi se ka shume paqartesi rreth mandatit dhe objektivave te EULEX-it, pasi nuk dihet ciles kornize ligjore i referohet, Kushtetutes se Kosoves, Rezolutes 1244, raportit te Ban Ki Mun-it, apo Planit te perbashket te veprimit te BE-se.

“Me percaktimin e objektivit, atehere EULEX-i nuk eshte neutral ndaj statusit, e respekton Kushtetuten dhe Kornizen Ligjore te Kosoves, caktohen qarte parametrat mates te suksesit te EULEX-it dhe percakton strategjine. Ne kete menyre, EULEX-i fiton perkrahje dhe bashkepunim te plote, Kosoven e sjell shume me afer Evropes dhe Evropen e ben me bindese”, tha ish kryeministri Agim Ceku.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›