E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, paralajmerohen serish protesta

Nxenesit e shkollave kane vendosur qe t’i vazhdojne protestat edhe gjate kesaj jave. Komiteti koordinues i shkollave te Greqise vendosi dje ne mbremje vazhdimin e protestave per vrasjen e bashkemoshatarit te tyre.

Nje proteste paqesore do te zhvillohet para drejtorise se policise te Athines dhe ne gjithe rajonet policore te vendit diten e sotme, si dhe do te mbahen te bllokuara arterie te rendesishme rrugore.

Protestat do te vazhdojne gjate gjithe javes dhe atyre do t’u bashkohen edhe studentet, teksa fakultetet do te jene te mbyllura deri te premten. Ne te njejten kohe dhjetera shkolla vazhdojne te mbeten nen pushtimin e nxenesve.

Ministria e Arsimit tha se jane vetem 100 shkolla, por burime te mediave kane cituar komitetin koordinues, sipas te cilit numri i shkollave te pushtuara eshte 400.

Sondazhet e kryera ditet e fundit rezultojne se me shume se gjysma e qytetareve greke besojne se asnjera nga dy partite me te medha nuk do te mund ta menaxhoje situaten aktuale.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›