Bush: Kosova, vend i favorizuar në tregti
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë intensifikuar edhe më tej marrëdhëniet bilaterale me Republikën e Kosovës dhe në kuadër të zhvillimit të tyre, në fushën ekonomike , ku prej ditws sw djeshme, i kanë njohur statusin e shtetit në radhët e vendeve prej të cilave, mund të importohen mallra pa taksa doganore. Kjo është bërë publike në një letër që Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush, u ka dërguar liderëve të të dyja dhomave të Kongresit, Dhomës së Përfaqësuesve dhe asaj të Senatit. "Më 17 shkurt Kosova ka shpallur pavarësinë nga Serbia dhe në kuadër të kësaj, kam vendosur që Kosova të jetë një përfituese e veçantë në kuadër të programit të Sistemit Gjeneral të Preferencave (GSP) për vendet në zhvillim", thuhet në letrën që Presidenti amerikan u dërgoi liderëve të Kongresit. Programi i ashtuquajtur GSP (Sistemi Gjeneral i Preferencave) është krijuar nga Kongresi Amerikan, me qëllim që t‘u shërbejë si një urë ndihmëse vendeve në zhvillim, derisa ato rrisin pjesëmarrjen e tyre në sistemin global të tregut. Kjo njëkohësisht ndihmon edhe konsumatorët dhe industrinë amerikane të zgjerojnë mundësinë e tyre të zgjedhjes.
Importi i SHBA-së nga 131 vendet që e gëzojnë këtë status, që dje iu shtua edhe Republika e Kosovës, arrin shumën prej 32 miliardë dollarë në vit, ndërsa në këtë listë hyjnë mbi 4650 prodhime të ndryshme. Në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë thuhej se që dje në këtë program, përveç Kosovës, është bashkangjitur edhe Azerbajxhani. Në fakt, Kosova po përjeton një zhvillim të vrullshëm marrëdhëniesh me aleatët e saj perëndimorë. Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ali Babacan, do të nisë një vizitë zyrtare në Kosovë në gjysmën e dytë të janarit, ku pritet të bisedojë me Presidentin Fatmir Sejdiu dhe Kryeministrin Hashim Thaçi, si edhe me homologun e tij Skënder Hyseni. Këtë lajm e konfirmon e përditshmja turke në anglisht, "Today‘s Zaman". "Ankaraja pothuajse ishte kryeqendra e parë që njohu Kosovën në mbrëmjen e 18 shkurtit, pak më shumë se 24 orë, pasi udhëheqësit shqiptarë të Kosovës shpallën pavarësinë", theksohet në këtë njoftim të gazetës.
Buxheti
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka aprovuar buxhetin për vitin 2009, i cili kap shifrën e 1.43 miliardë eurove. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pas votimit të buxhetit tha se ky është hap përpara drejt zhvillimit të shtetit të Kosovës. "Buxheti për vitin e ardhshëm tregon se po ndërtojmë kapacitete shtetërore, po vendosim bazën për një Kosovë të suksesshme dhe demokratike", tha Thaçi. Buxheti është 15% më i lartë në raport me këtë vit. Siç është planifikuar, gjatë vitit të ardhshëm do të rriten investimet kapitale, sikurse edhe pagat në sektorin publik. Buxheti parasheh investime në infrastrukturë, arsim dhe në fusha të tjera, sikurse edhe investime në dy ministri, të cilat kanë filluar punën pas shpalljes së pavarësisë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Forcave të Sigurisë së Kosovës.