Në kërkim të sherrit
Me sa duket nuk qenka e thënë që në kampin e majtë të vendoset qetësi, pa lë të shpresohet se mund të ndodhë një bashkëpunim midis segmenteve të saj. Kodi Zgjedhor po bëhet edhe një herë provë e sinqeritetit të munguar të Partisë Socialiste për bashkëpunim, por edhe dëshmi se lufta politike brenda llojit do të vazhdojë. Megjithëse e ambalazhuar me një kujdes krejt të vogël, rebelimi socialist në sallën e Kuvendit për të mos u rikthyer derisa të miratohet ligji elektoral u dekonspirua nga aleati i tyre, Gjinushi. Ai nuk e fshehu aspak motivin e vërtetë të largimit të socialistëve, por e tha hapur që arsyeja lidhej me mundësinë e rihapjes normale të diskutimit për një riformatim jo vetëm të KQZ, por edhe të komisioneve në bazë. Duke qenë se i gjithë investimi socialist i bie kësisoj të shkojë kot përgjatë gjithë këtyre muajve për të penalizuar LSI-në, për ta shmangur abuzivisht atë nga administrimi i procesit zgjedhor, atëherë ata nuk kanë duruar më gjatë dhe kërcënuan Berishën në rast të një lëshimi të tillë. E gjithë kjo sjellje i jep fund shansit shumë të vogël për një kohezion opozitar, pasi Partia Socialiste kësaj radhe, nëpërmjet Gjinushit, e mori mbi vete gjithë autorësinë e ligjit që krijoi jo pak tensione dhe që dëmton pa nisur imazhin e zgjedhjeve. Hipokrizia e demagogjisë së bashkëpunimit ra, dera e hapur e socialistëve tregoi se ishte një lojë shumë e dalë boje dhe krejtësisht e pavërtetë, kur edhe përballë shansit për mirëkuptim dhe realizimin e një të drejte shumë bazike për demokracinë, shfaqën sjellje ekstremisht refraktare. Kostoja e këtij veprimi do të jetë sigurisht shumë e lartë për të majtën, e cila pritet pas kësaj mundësie të artë presidenciale për të ulur temperaturën e marrëdhënieve, të ketë brenda saj një frymë të theksuar konflikti. Dhe socialistët këtë e bënë pa e fshehur fare, bile shkuan edhe më larg, duke i bërë kërcënime mazhorancës se do t‘i mungojë konsensusi për shumë ligje që qeverisë i interesojnë dhe kanë qenë fryt i marrëveshjeje të bërë underground. Dukej shumë groteske përpjekja e Gjinushit për t‘i bërë diversion Berishës dhe akuzuar LSI-në që po merrte haraçin e "kontributit" të zgjedhjeve të 2005-ës. Në fakt, 2005 është shumë më e largët se dhjetori i 2008-ës, kur për kushedi çfarë arsyesh Partia Demokratike u shtrëngua që ta ndihmonte Gjinushin, Ylli Bufin, Gramoz Ruçin dhe ndonjë tjetër që të mos penalizoheshin nga ligji i dosjeve, duke bërë një operacion politik shumë të sforcuar, i cili do t‘i kushtojë jo pak gjatë fushatës elektorale. Megjithatë, PD e bëri këtë sakrificë të cilën Gjinushi nuk u kujdes për ta konsideruar, e shkelmoi nderin që i bënë dhe hulumtoi në teza shumë të vjetra e alibi që fare pak ngjisin tani. Borxhi që mund t‘i kenë sigurisht është punë e llogari e tyre, por në publik kjo shfaqje hedh dyshime serioze. Me një nervozizëm të pazakontë për të, politikani më akrobatik i skenës së sotme, jo vetëm që dekonspiroi skemën e socialistëve të bojkotit parlamentar, por mbrojti hapur edhe gjithë perversitetin e atyre që servirën modele që nuk lidhen aspak me standardet, por me inkuzicionin politik. Kësisoj, me sa duket u dha i qartë mesazhi i mosbashkëpunimit aq shumë i kërkuar nga mbështetësit tradicionalë që vazhdojnë të konsiderojnë unitetin si çelësin e artë të fitores. Në kushtet kur duket se muaji i mjaltit të Berishës me Ramën është në fund të tij, apo edhe i përfunduar, socialistët nuk rezistuan në lëvozhgën që mbështillte frytin hibrid të Kodit Zgjedhor. Alkimia e përgatitur prej tyre u zbërthye se kishte vetëm një drejtim e tendencë e cila arsyeton edhe veprime të pajustifikuara si braktisja e Parlamentit, apo edhe prishja e marrëveshjeve me përfitim reciprok midis socialistëve dhe demokratëve. Inati me LSI-në i shqiptuar pa asnjë dozë diplomacie nga Gjinushi, tregon se nuk mbetet më asnjë mundësi që urat e bashkëpunimit të rivendosen. Partia Socialiste merr kështu një barrë të madhe, ajo rrezikon shumë zgjedhjet, pasi tashmë ajo është e identifikuara e qartë e shkaktarit të sherrit të majtë dhe e përgatitjes dhe investimit për të asgjësuar një aleat politik që është garancia e fitores në zgjedhjet e ardhshme. Deliri politik i PS-së dhe i aleatëve të saj inekzistë në bazë është kaq i madh, sa duket ata po shkojnë pa bërë asnjë llogari paraprake të bazuar e me qetësi, por të nxitur nga inate tipike ballkanike, po rrezikojnë deri në sakrificë rikthimin e së majtës në pushtet, vetëm e vetëm të çojnë deri në fund objektivin obskurantist që i kanë vendosur vetes.
Tani me sa duket mori fund edhe shpresa që brenda së majtës të pritej një sjellje e raport më normal paraelektoral dhe bashkëpunimi, luajaliteti e sinqeriteti edhe nëse imponohen, janë shumë pak të besueshme. Shanset e bashkëpunimit morën fund me nervozizmin parlamentar socialist, por atyre u mbetet në dorë një faturë politike që do u djegë. Sepse Meta pa qenë nevoja të investohej, arriti një fitore shumë të rëndësishme: Të identifikojë shkaktarin e prishjes së bashkëpunimit, të marrëveshjeve dhe të hartimit të Kodit Elektoral penalizues. I dhanë vetë socialistët këtë argument në dorë Metës, pa u kujdesur fare se sa do të kushtojë, veçanërisht në ditët e fushatës kur ndjeshmëria politike është mjaft e madhe dhe për akuzat e ndërsjella nuk do të ketë detantë.
Shumë gjëra marrin në këtë sjellje të pritur një dyshim të fortë, e cila lidhet si me artikulimin e mërzitshëm e bajat të sloganit "Politikë e re", ashtu edhe të përpjekjes për ndryshim. Rikthimi i imazhit të konfliktit dhe i bojkotit parlamentar jo vetëm se hap një mundësi diskutimi për të dimensionuar një të drejtë të mohuar në mënyrë shumë abuzive, por tregon për fat të keq se sakrifica për të qëndruar deri në fund në pozicionon inkuzitiv ndaj ish-aleatëve, është kthyer në një qëllim dhe objektiv në vetvete. Demagogjia e "derës së hapur" që në ekrane mundimshëm përpiqeshin ta mbronin oratorët socialistë nuk mund të funksionojë. Sepse dera e hapur në realitet ka qenë gjithnjë e mbyllur, ose e kontrolluar përmes një dogane të rreptë politike ku mund të kalojnë vetëm të bindurit e tipit Milo & kompani dhe xhaketat e vjetra e figura sklerotike që bëjnë harakiri për një karrige parlamentare. Përballë kostos e cila nxjerr PS-në humbëse në ballafaqimin e së drejtës me LSI-në për administrimin e zgjedhjeve, partia e vjetër e spektrit politik shqiptar zgjodhi më të vështirën dhe më të kushtueshmen, vetëm për të qëndruar refraktarisht deri në fund në pozicionin e vet. Ajo tashmë ka një argument më pak në ballafaqimet politike, por edhe përballë elektoratit, megjithatë me sa duket për këtë e vret fare pak. Inati vetëm të triumfojë!!! Sa pak është kjo, sa e vogël dhe meskine përballë interesave të publikut që në fakt as që duket se ekzistojnë në realitet në llogaritë e partisë që përbetohet se mbron. Autogoli i pësuar nga stoicizmi i tipit komunist për të mos u dorëzuar përballë çdo çmimi në ndeshjen me ish-aleatin politik, dëshmon se socialistët e kanë ndarë mendjen: Le të kushtojë kjo sjellje sa të dojë, LSI duhet ndëshkuar! Pa dashjen e tyre ata e kanë armatosur në fakt LSI-në me aq shumë argumente që prodhoi inati socialist, sa llogaritë e këtyre të fundit vështirë se dalin. Duhet edhe pak kohë për të parë, po ashtu siç duhet edhe disa ditë për të provuar nëse Berisha e Rama vërtet e mbaruan dashurinë në mes tyre dhe i janë rikthyer thelbit të vetvetes, konfliktit ekstrem dhe ekstravagancës së komunikimit direkt apo ndërmjet zëdhënësish servilë. Ndërhyrjet e domosdoshme në kod janë një provë për të parë nëse vazhdon teatri politik, apo të dashuruarit e deritanishëm identifikuan tradhtinë! Sido që të ndodhë, sherri brenda së majtës u ndez edhe më shumë, por ai përcaktoi shkaktarin. Kjo mbase nuk u llogarit mirë në rebelimin parlamentar që tingëllon shumë i pajustifikuar dhe komprometues, sidomos pas ngutjes së Gjinushit që nuk përmbante inatin dhe frikën e modifikimit të kodit!!!