E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bush: Kroacia, një demokraci e maturuar

Presidenti George Bush është nisur drejt Rusisë për bisedime me presidentin Vladimir Putin pas një ndalese në Kroaci, vend të cilin ai e lavdëroi për ndërtimin e asaj që e quajti një demokracie të maturuar.

Duke folur në sheshin e Shën Markut në kryeqytetin Zagreb, zoti Bush tha se ftesa e Kroacisë për të hyrë në Nato është shenjë e mbështetjes së plotë të një sistemi demokratik. Ai siguroi popullin kroat se Amerika dhe Natoja do të jenë në ndihmë të tyre në se kërkohet një e tillë.

Kroacia së bashku me Shqipërinë u ftuan të hyjnë në Nato gjatë takimit të nivelit të lartë të aleancës në fillim të javës në Bukuresht. Zoti Bush falenderoi Shqipërinë, Kroacinë dhe Maqedoninë për mbështetjen e tyre në operacionet ushtarake në Afganistan dhe Irak. Ai shprehu keqardhje që Maqedonia nuk mori ftesën për në Nato për shkak të mosmarrëveshjeve me Greqinë për emrin. Por zoti Bush tha se Maqedonia duhet të ftohet sa më shpejt që të jetë e mundur. //rd//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›