E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bush: Largohem pa hidhërim nga Shtëpia e Bardhë

Uashington - Arkitekt i shumë ngjarjeve dhe politikave që kanë ndikur mbarë globin, ish presidenti amerikan Xhorx W. Bush ka deklaruar se largohet nga Shtëpia e Bardhë pa ndonjë hidhërim të veçantë. Menjëherë pas dorëzimit të “çelësave” të selisë më të rëndësishme në Uashington tek presidenti Barak Obama, ai është larguar drejt Midlend të Teksasit.

Sipas traditës zoti Bush i la një shënim presidentit Obama në sirtarin e një tavoline në Zyrën Ovale. Një zëdhënëse e zotit Bush tha se në këtë shënim shprehen urime për zotin Obama, por nuk dha detaje të mëtejshme mbi përmbajtjen e tij.
Zoti Bush dhe zonja e tij ishin të ftuarit e nderit në një ceremoni mikpritëse të zhvilluar në qytetin Midlend pasi u larguan nga Uashingtoni pas ceremonisë së inaugurimit të presidentit Barak Obama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›