E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gaza pret ndihma humanitare

Gaza - Përmasa e dramës së jetuar në Gaza pas armëpushimit u shfaq edhe një herë para syve. Në lajmet që vijnë nga rajoni bien në sy ndërtesat që janë rrafshuar me tokën dhe përpjekjet e njerëzve në pamundësi për të shpëtuar sendet që u kanë mbetur mes rrënojave. Në bombardimet e Izraelit në Gaza që zgjatën 3 javë pa ndërprerje humbën jetën 1 mijë e 350 njerëz, nga këta 400 ishin fëmijë.
Poshtë rrënojave në Gaza dalin ende kufoma njerëzish. Populli gërmon me duar gërmadhat e shtëpive që janë shembur për të shpëtuar disa sende.

Gazetarët në Gaza tregojnë që njerëzit për të blerë diçka për të ngrënë mbledhin pjesë metalike të bombave të plasura dhe i sheshin. Mendohet që dëmi material në Gaza të jetë afërsisht 2 miliardë dollarë. Arabia Saudite ka premtuar për Gazën 1 miliardë dollarë ndihma, kurse qeveria e Egjiptit ka lejuar kalimin e mjekëve dhe ndihmave humanitare në Gaza përmes pikës së kalimit kufitar në Refah.

Ndërkaq Gjysmëhëna e Kuqe Turke i ka dërguar Palestinës ndihma ilaçesh. Gjysmëhëna e Kuqe Turke nga Stambolli ka dërguar në rajon 19 lloje ilaçesh të vlerës 2 milion e 280 mijë lira me anë të aeroplanëve të Linjës Ajrore Turke (THY) .Autoritetet e Hënës së Kuqe bënë të ditur se pasi ilaçet të kontrollohen në qytetin El-Arish të Egjiptit do të dërgohen për një kohë të shkurtër në Gaza. Gjysmëhëna e Kuqe Turke deri më sot ka dërguar në rajon 35 maune me ndihma humanitare, ilaçe dhe materiale mjekësore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›