E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bush, OK shpimeve për naftë në oqean

Presidenti amerikan George W Bush i bëri thirrje Kongresit që të shfuqizojë ligjet, të cilat ndalojnë shpimet për naftë në ujërat bregdetare amerikane.

Mësohet se kërkesa është bërë në kushtet e rritjes së ndjeshme të çmimit të arit të zi. Në një deklaratë të bërë sot në Shtëpinë e Bardhë, sipas VOA, Presidenti Bush tha se shpime të tilla do të sillnin prodhimin e deri në 18 miliard fuçive nafte.

Ai tha se Kongresi nuk duhet të presë më, në kushtet kur çmimet e benzinës janë rritur së tepërmi. Presidenti Bush përsëriti gjithashtu thirrjen për të lejuar shpimet në rezervatin kombëtar të faunës dhe florës arktike, gjë që kundërshtohet ashpër nga demokratët.

Duke filluar nga viti 1981, Kongresi vendosi një moratorium për shpimet në ujërat bregdetare. Ligji, ka qenë kategorik dhe që pas miratimit është mbajtur në fuqi çdo vit pasardhës. I ati i Presidentit Bush, nxori një urdhër ekzekutiv në vitin 1990, ku ndalonte dhënien e licencave për shpime në këto rajone deri në vitin 2000. Më pas, ish Presidenti Bill Klinton e zgjati afatin e veprimi të këtij urdhri.

Ndërkohë, pas kësaj kërkese pritet reagimi i Kongresit për të vepruar pro apo kundër saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›