E Shtunë, 31 Tetor 2026

E përplas makina, rëndë punonjësja e policisë

Shkodër- Ka qenë duke u kthyer nga puna, kur një makinë e ka përplasur, duke e lënë të plagosur rëndë. Ngjarja ndodhi pak minuta më parë në Shkodër, kur Diella Sokoli, 47-vjeçe, punonjëse e zyrës së informacionit pranë Drejtorisë së Policsë së qarkut të Shkodrës është aksidentuar rëndë. Mësohet se ajo ka qenë duke u kthyer nga puna dhe po lëvizte me biçikletë.

Gruaja, sipas policisë ka qenë duke ecur në rrugën “Fetah Barbullushi”, rruga nga vendi i saj i punës drejt lagjes “Rus’, kur është përplasur nga pas nga një met tip Opel Karavan

me targë Sh 3647 C. Mësohet se ajo u dërgua me urgjencë në spital dhe sipas mjekëve ndodhet në gjendje të rëndë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›