E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tropojë, 50 punëtorët e ujësjellësit, në grevë

Tropojë- Rreth 50 punëtorë të Ndërmarjes së Ujësjellësit në Bajram Curri janë hedhur në një grevë pa afat, pasi sipas tyre kanë tre muaj pa marrë pagat. Ata thonë se për këtë kanë bërë me dije institucionet përkatëse, por kërkes e tyre ka rënë në vesh të shurdhët. Pas grevave paralajmëruese nga një orë, ata tashmë

Kërkesa kryesoree grevistëve të ujësjellësit është marrja e pagës që prej që prej tre muajsh nuk u jepet.

Por ata kanë edhe kërkesa të tjera, si pagesa e sigurimeve shoqërore, sigurimi i transportit nga Bajram Curri në stacionin e pompave Shoshan dhe pajisja me mjetet e nevojshme për punë. Ujësjellësi është ndërtuar në vitet 70-të dhe e ka burimin në gurrat e Shoshanit, ku funksionon me ngritje mekanike.

Rrjeti i këtij ujësjellësi është tërësisht i amortizuar, ndërkohë që kjo ndërmarje është e zhytur në borxhe, kryesisht ndaj KESH-it, edhe për vetë faktin se konsumatorët nuk i paguajnë faturat e shpenzimit të ujit të pijshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›