Donadoni: Të aftë që ti mundim të gjithë
Trajneri i të kaltërve është gati të vërë bast për grupin e tij, pas provës së fortë kundër Francës dhe kualifikimit për në çerekfinale. “Unë nuk kisha dyshime, kjo është një skuadër që mund të rrahë këdo”. Kështu është shprehur Roberto Donadoni, një ditë pas kualifikimit në çerekfinalen e Euro 2008. “Kishte vuajtje dhe gabime, por edhe në ndeshjen me Hollandën unë arrita të dalloja gjërat pozitive”- tha ai.
Pas komplimenteve për të gjithë skuadrën, trajneri i përgjigjet me një buzëqeshje etiketimeve të bëra nga ndonjë prej lojtarëve, duke deklaruar se vlerësimi më i mirë është argëtimi që gjendet gjatë lodhjes. “Ata shohin tek unë jo vetëm trajnerin, por diçka më tepër. Dikujt nuk i pëlqen, por mirë është edhe kështu”- tha ai.
Ai nuk mund të kërkonte më shumë nga të kaltërit. E ka quajtur një prezantim të mirë, duke pranuar edhe nervozizmin e skuadrës gjatë lojës. Megjithatë, sipas tij, djemtë dhanë një përgjigje të madhe.
“Kemi një shpirt të madh, i cili na lejoi të shkojmë përpara e të superonim një pikë, që në njëfarë mënyre duket shumë e vështirë”- tha ai.
Vendimtare për kualifikimin ishte edhe fitorja e Hollandës. Gjë që e pranon edhe vetë trajneri. Ai shprehet se nuk ka pasur asnjë dyshim për këtë, pasi e njeh mirë profesionalizimin e Van Bastenit.