Bush: Plan social per krizen
UASHINGTON - Frika per zgjerimin e krizes financiare, beri dje qe Banka Qendrore Amerikane te ule interesin baze bankar. Interesi, me te cilin bankat sigurojne aftesine per pagese te Rezervat Federale u ul nga 3,25 ne 3%. Ulja e njepasnjeshme e interesave erdhi pas hapit te pazakonte te bankes qendrore qe ndihmoi ne shitjen e nje banke investimesh, nder me te medhate ne vend, pasi ishte ne prag falimenti. Banka "Bear Stearns", iu shit asaj JP Morgan Chas per 236 milione USD. Qeveria amerikane thote se po perdor te gjitha mjetet per te frenuar krizen financiare qe po thellohet dhe per te qetesuar tregjet.
FLET BUSH
Statistikat flasin per nje dobesim te metejshem te ekonomise amerikane. Kete e pohon dhe kreu amerikan. "Ja qe keshtu eshte puna ne ekonomine e tregut: ka kohe te mira dhe kohe te keqija", deklaroi Presidenti i Shteteve te Bashkuara, ne kohen kur po terheqin vemendjen lajmet per paaftesine per te paguar te nje fondi te SHBA: "Ja qe keshtu punojne tregjet. Dhe aktualisht, ekonomia e Amerikes po perjeton nje faze te veshtire, per kete nuk ka dyshim", tha Bush. Ai pranoi se "ekonomia jone po perjeton nje kohe te veshtire, si ne tregun e pasurive te patundshme, ashtu edhe ne tregun financiar", citonte dje "Dojce Vele", gazetarin Ralph Sina ne raportimin e tij nga Uashingtoni. Radio gjermane citon demokratet te kritikojne qendrimin e Presidentit qe, sipas tyre, "konstaton gjithmone vone krizat dhe nuk lufton sa duhet kunder tyre. Edhe eksperti i ekonomise, senatori Carls Shumer, ne te njejten linje me demokratet e tjere, ka vleresuar: "Gjerat tani po perkeqesohen, sepse propozimet e presidentit si gjithmone nuk jane te mjaftueshme".
Sakaq, Presidenti Bush evidentoi me krenari, te ardhurat e larta nga eksporti, ndersa nuk e permendi dje, dobesine ekstreme te dollarit, e cila e mundeson kete eksport. Bushi vleresoi se tepermi kuoten e ulet te papunesise ne vend, krahasuar me vendet e tjera.
VALE SHTRENJTIMESH
Megjithate, sipas tij, problemet e sipermarresve amerikane nuk mund te mohohen. "Benzina dhe ushqimet po shtrenjtohen gjithnje e me shume, por njekohesisht shtepite humbasin vleren e tyre: amerikanet qe punojne me te gjitha fuqite, jane te shqetesuar", pohoi Presidenti. Per t'u shqetesuar, sipas Bushit, megjithate nuk ka shkas: ne fund te fundit, qeveria e Uashingtonit ka pergatitur nje pakete financiare koniunkturore prej 150 miliarde dollaresh. Dhe kjo pakete do te thote para ne dore per miliona ekonomi shtepiake amerikane. Me e vona ne maj, ne kutite postare do te jene ceqet bankare dhe rritja koniunkturore eshte pas kesaj vetem nje ceshtje kohe, tha Presidenti amerikan.
KA DHE SHENJA POZITIVE
Edhe raportimi i djeshem i VOA, evidentonte faktin se prodhimi industrial ne Shtetet e Bashkuara ra 0,5 per qind ne muajin shkurt. "Kjo ishte renia me e madhe ne kater muaj dhe nje prove tjeter se shendeti i pergjithshem ekonomik i Amerikes po gerryhet nga problemet", komenton VOA. Por ajo shton se ka edhe shenja pozitive: Departamenti Tregtise njoftoi se deficiti i llogarise rrjedhese te vendit u ul 9 per qind ne vitin 2007. Llogaria rrjedhese mat jo vetem deficitin tregtar, por edhe qarkullimin e investimeve mes Shteteve te Bashkuara dhe vendeve te tjera.