Serbet perleshen me OKB dhe NATO-n
Nga Tracy Wilkinson*
Serbet qe kundershtojne pavaresine e Kosoves u perleshen te henen me OKB dhe NATO-n ne qytetin e ndare te Mitrovices, duke ushqyer friken per nje konflikt te ne Ballkan.
Perleshjet detyruan policine e OKB-se te armatosur lehte qe te terhiqej nga qyteti ne veri te Kosoves. Me helikopteret e tyre qe fluturonin mbi qytet, trupat e NATO-s perparuan duke perdorur mjete te blinduara dhe duke hedhur gaz lotsjelles nen nje bresher guresh dhe shishe me lende djegese. Personeli i NATO-s dhe OKB-se gjithashtu u qellua, pohuan zyrtaret, dhe ne disa momente iu pergjigj zjarrit.
Me vone, serbet sulmuan nje kolone te OKB-se qe ishte duke transportuar te burgosurit, duke mundesuar largimin e disa prej tyre, tha policia.
Trupat e NATO-s pushtuan nje pjese te Mitrovices veriore te henen ne mbremje, ne mes te pamjeve te makinave te djegura te OKB-se dhe shkaterrimeve. Udheheqesit serbe akuzuan trupat nderkombetare per perdorim te tepruar te forces. Dhjetera njerez u plagosen ne incidentet e te henes, dhuna me e rende ne Kosoves qekur krahina e dominuar nga shqiptaret etnike shpalli shkeputjen e saj nga Serbia me 17 shkurt. Me 21 shkurt, protestuesit serbe ne Beograd, kryeqytetin serb, i vune zjarrin ambasades amerikane ne protesta te ngjashme qe shkaktuan 1 protestues te vdekur dhe afro 100 persona te plagosur. Uashingtoni dhe shume vende evropiane kane njohur shtetin e ri te Kosoves.
Krahina ka qene nen mbrojtjen e trupave nderkombetare prej 1999, kur nje fushate ajrore e NATO-s ndaloi nje fushate spastrimesh etnike mbi shqiptaret nga ish-diktatori Sllobodan Milloshevic. Beogradi ka insistuar prej kohesh se Kosova, e cila deri kohet e fundit eshte administruar nga OKB-ja, duhet te mbetet pjese e asaj qe tani eshte Serbi.
Te henen, Serbia i beri thirrje Rusise, aleatit te saj kryesor ne konfliktin mbi Kosoven, dhe Moska denoi "situaten e rrezikshme" qe ishte krijuar.
Presidenti serb, Boris Tadic, i cili eshte pergjithesisht pro-perendimor, beri thirrje per qetesi, por gjithashtu akuzoi forcat nderkombetare per perdorimin e tepruar te forces ne Mitrovice. Ai paralajmeroi se "ky lloj reagimi i ashper mund te coje ne nje pershkallezim te dhunes ne rajon". Kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica, nje nacionalist i vijes se ashper, denoi perdorimin e forces kunder serbeve qe ishin "duke protestuar vendosjen e nje shteti te rreme ne territorin e Serbise". Ai tha se Beogradi dhe Moska do te pergatisnin "nje reagim te perbashket" per te parandaluar "te gjithe dhunen kunder serbeve".
Mitrovica, nje qytet i ndare midis shqiptareve ne jug dhe serbeve ne veri, prej shume kohesh ka qene nje vater protestash. Banoret serbe kane protestuar cdo dite qekur Kosova deklaroi pavaresine, dhe te premten ata vendosen nen kontroll nje godine gjykate te OKB-se. Ata dukshem donin te parandalonin gjykatesit dhe personelin shqiptar qe te punonte atje ne vend te serbeve.
Pas nje fundjave negociatash ne te cilen zyrtaret e OKB-se urdheruan ne menyre te vazhdueshme demonstruesit qe te largoheshin prej godines, policia e OKB-se filloi te nxirrte me force serbet perpara agimit te se henes. Ishte pikerisht ky moment kur shperthyen perleshjet me serioze. Ndersa protestuesit qe kishin pushtuar gjykaten ishin duke u shoqeruar jashte pjeses veriore, serbet e egersuar bllokuan rruget dhe filluan te godisnin me gure dhe granata forcat nderkombetare. Perleshjet u pershkallezuan me shpejtesi. Rreth 70 serbe dhe 40 vete te OKB-se dhe NATO-s, perfshi polake, ukrainas dhe franceze, u plagosen, thane zyrtaret. Viktimat serbe perfshinin 3 njerez me plage te shkaktuara nga plumbat e gomes, nje prej te cileve mund te mos mbijetoje, njoftuan mediat serbe.
NATO dhe Bashkimi Evropian, i cili planifikohet te zevendesoje OKB-ne ne muajt e ardhshem me nje mision mbikeqyres prej 2000 policesh dhe gjykatesish, shprehen shqetesimin dhe denuan dhunen, duke ju bere thirrje udheheqesve serbe te kontrollojne komunitetin e tyre. "NATO denon ne formen me te forte dhunen qe pame ne veriun e Kosoves sot", deklaroi ne Bruksel, zedhenesi i aleances, James Appathurai, sipas njoftimeve te agjencive te lajmeve. Forcat e NATO-s ne Kosove "do t'i pergjigjen me vendosmeri cdo lloj akti dhune, ashtu sic parashikohet ne mandatin e tyre nga OKB-ja". Havier Solana, shefi i politikes se jashtme te BE-se, beri gjithashtu thirrje per qetesi. "Kjo dhune nuk te con askund dhe askush nuk perfiton prej saj", tha ai.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleza Rice, e cila ishte ne Moske per nje takim me zyrtaret ruse tha se Kosova ishte diskutuar, dhe ajo pranoi mosmarreveshje serioze midis dy qeverive. Ajo tha se ajo ishte "shume e shqetesuar" nga ngjarjet ne Mitrovice dhe u beri thirrje serbeve qe jetojne ne Kosove se "kjo nuk eshte nje kohe per veprime provokative".
Udheheqesit e Serbise ishin te etur per te vene ne dukje se dhuna erdhi pikerisht kater vjet pas perleshjeve me shqiptaret qe lane 19 te vdekur dhe qindra shtepi, kisha dhe manastire serbe te djegura plotesisht. Dhjete mije serbe u larguan nga Kosova ne valen e asaj dhune, te cilen serbet e quajten nje pogrom.
Shume vezhgues paralajmerojne se serbet duan te perpiqen per te ndare Mitrovicen dhe enklavat e tjera serbe nga pjesa tjeter e Kosoves. Por shqiptaret e Kosoves jane duke bere presion mbi perkrahesit e tyre nderkombetare duke kerkuar qe nje ndarje e tille te bllokohet. "Ajo qe ne jemi duke perjetuar eshte "nje ndarje e lehte" ose "nje ndarje e zgjatur" e Kosoves dhe .. de facto ndarja e Kosoves do te jete nje gjenerator negativ ne te dyja shoqerite", shkruante ne politikani i njohur shqiptar i Kosoves, Veton Surroi, ne gazeten KOHA DITORE, te themeluar prej tij. Veprimet e Serbise "kercenojne jo vetem Kosoven, por edhe kredibilitetin e Evropes".
(*) Marre nga "Los Angeles Times"