Njohja, dje Japonia, priten dhe 3 shtete
Japonia e ka njohur shtetin e pavarur te Kosoves dhe kjo u konfirmua dje zyrtarisht nga ministri i Jashtem, Masahiko Komura. "Shpresojme se Kosova do te kontribuoje ne stabilitetin afatgjate rajonal", deklaroi ministri.
Sakaq, Kroacia, Hungaria dhe Bullgaria pritet qe sot te bejne te njejtin veprim. Qeveria kroate, sipas mediave te atjeshme, do te vendose sot, "edhe pse kjo mund te shkaktoje krize ne koalicionin qeveritar, duke marre parasysh faktin se perfaqesuesi serb ne Qeveri, Millorad Pupovac, i kundervihet vendimit". Sipas te dhenave nga kabineti i Kryeministrit kroat, Ivo Sanader, njohja pritet te behet ne bllok, bashke me disa vende te tjera te rajonit, mes tyre Bullgaria e Hungaria.