E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Perpjekje per copetimin e Kosoves"

E perditshmja amerikane "New York Times" shkruante dje se pershkallezimi i dhunes ne pjesen veriore te Kosoves, te dominuar me shumice serbe, eshte shnderruar ne nje sfide per vendosmerine e autoriteteve nderkombetare per ta ruajtur shtetin e ri. Gazeta vlereson se zhvillimet ne veri gjithashtu paraqesin veshtiresite, me te cilat perballet aleanca e NATO-s dhe 16 mije trupat e saj ne Kosove, te cilat kane mandat per te garantuar sigurine, por te cilat njekohesisht duhet te jene te kujdesshme ne raport me gjakderdhjen dhe te zenit kurth ne nje konflikt gjithnje te mberthyer nga politika.
"New York Times" citon nje zyrtar te larte te NATO-s ne Bruksel, i cili ne kushte anonimiteti ka thene se ekziston nje hendek i rreshqitshem midis ceshtjeve politike dhe atyre te sigurise. Gazeta shkruan se shume zyrtare te larte te Bashkimit Evropian, privatisht e pranojne se nese serbet vazhdojne te angazhohen per ndarjen e territorit te Kosoves, Bashkimi Evropian nuk mund te beje shume per ta ndalur kete gje.
Ne kete kuader, e perditshmja tjeter "Christian Science Monitor" citon burime te larta te Kombeve te Bashkuara ne Prishtine, te kene thene se episodi i fundit ne Mitrovice shihet si nje hap tjeter drejt ndarjes se veriut te Kosoves dhe ne kete kuader shenon sfide te madhe per misionin e ardhshem evropian ne Kosove. Gazeta shkruan se incidenti gjithashtu mund te jete hapi i pare ne kuader te strategjise nacionaliste per radikalet, qe te fitojne pushtetin gjate zgjedhjeve te muajit maj ne Serbi. "Radikalet duan probleme ne terren; kjo e ndihmon synimin e tyre dhe ne kete menyre secili ne Serbi arrin te shqetesohet", citon "Christian Science Monitor" nje zyrtar te larte te Kombeve te Bashkuara ne Prishtine.
E perditshmja "Times" shkruan se vala e fundit e dhunes ne Kosove nxit shqetesime per konflikte te reja ne Ballkan dhe shenon pershkallezimin me te dhunshem qe prej trazirave te marsit para kater vjetesh. Situata ne Mitrovice ka goditur rende edhe shpresat e evropianeve, se kriza rreth pavaresise se Kosoves tashme eshte tejkaluar. Si e tille rrezikon nxitjen e trazirave te reja ne veri te Kosoves, por njekohesisht e afron edhe me shume prospektin e ndarjes etnike te territorit.
Brukseli duhet t'u ofroje serbeve zgjidhje te verteta, midis nje pergjigjeje te ashper ushtarake, nese Beogradi vazhdon te nxise protesta te tjera, dhe nje pakoje zemergjere te ndihmave per ekonomine e Serbise, nese Beogradi perpiqet t'i qetesoje pasionet ne rajon, shkruan e perditshmja "Times".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›