Kosova ne udhekryq, vakum pushteti, apo shtet juridik
Fabian Schmidt*
Nje polic nderkombetar ukrainas ka humbur jeten dje ne Kosove nga trazirat ne Mitrovice. Polici vdiq te henen, ne mbremje, nga plaget, qe mori gjate trazirave. Me shume se 150 vete u plagosen te henen nga trazirat me te medha qe prej shpalljes se pavaresise se Kosoves para nje muaji. Nder ta ishin edhe 63 police te OKB-se dhe ushtare te KFOR-it. Dhuna shpertheu, pasi policet e OKB-se perzune serbet protestues, qe kishin pushtuar ndertesen e gjykates. Precipitimi i djeshem i dhunes ne Kosove shenon kulmin tragjik te nje matjeje te pabarabarte te forcave ndermjet nacionalisteve serbe dhe bashkesise nderkombetare. Kosova ndodhet ne udhekryq. Ne thelb shtrohet pyetja ne se bashkesia nderkombetare e lejon, qe ne Kosoven e veriut te krijohet nje sistem paralel politik, apo nese serbet, qe jetojne aty do te integrohen ne institucionet e Kosoves.
Ne rastin e pare shteti paralel do te orientohej fort nga Beogradi. Por per shkak te vakuumit ekzistues te legjitimitetit dhe te pushtetit, ai do te ishte i prekshem nga ndikimi i kriminalitetit te organizuar. Kosova nuk do te binte ne qetesi per nje kohe te gjate. Ne rastin tjeter territoret me shumice serbe do te perfitonin nje mase shume te madhe te te drejtave kolektive te garantuara me kushtetute dhe nje vetadministrim te zgjeruar. Meqenese do te vepronin parimet e shtetit ligjor, qytetaret do te ndjeheshin te sigurt aty. Ketu UNMIK-u dhe KFOR-i duhet te pengojne me konsekuence, qe ne veri te krijohet nje vakum pushteti. Prandaj ata ne te ardhmen duhet t´i ndalojne qe ne rrenje ekseset e tilla te dhunes.
Trazirat e marsit 2004, ne te cilat shqiptaret dhe serbet zhvilluan luftime te pergjakshme ne rruge, e kane mesuar bashkesine nderkombetare se nuk duhet ta lere as per nje dite t´i ike nga dora monopoli i dhunes. Dhe pervojat nga Bosnje-Hercegovina kane mesuar, se intervenimi i vazhdueshem kunder lobit nacionalist sjell fryte. Siguria dhe shteti juridik per te gjithe qytetaret mund te garantohen, kur edhe pakicat dhe refugjatet, qe kthehen, te ndjehen kudo dhe kurdohere te sigurt. Nuk duhet te kete tolerance per intolerancen, perndryshe jane te humbur te gjithe qytetaret, serbet ashtu edhe shqiptaret, romet dhe goranet.
Zemerimi i shume serbeve per shpalljen e pavaresise se Kosoves nuk mund te jete justifikim per aktet e dhunes. As nuk mund te kete dyshime per legjitimitetin e te vepruarit te forcave nderkombetare. UNMIK-u dhe KFOR-i vazhdojne te bazohen ne rezoluten 1244 te KS te OKB-se, qe u jep mandat per te vepruar. Debati aktual per legjitimimin e mandatit te misionit evropian EULEX nuk ka te beje aspak me kete, sepse edhe me tej do te veproje Rezoluta 1244.
Me rendesi ka tani qe t´u jepet zemer forcave demokratike ne Beograd, qe te izolojne ata, qe kerkojne dhune. Qe Beogradi eshte ne gjendje per kete, e ka deshmuar policia serbe javen e kaluar, kur pengoi veteranet e luftes se Kosoves, qe te marshojne ne kufirin e Kosoves.
Nga ana tjeter eshte po aq e rendesishme, qe shqiptareve te Kosoves t´u behet e qarte se te qenet e Kosoves shtet varet ne radhe te pare nga diskrecioni i tyre. Ata duhet t´u shtrijne doren serbeve te moderuar dhe njerezve te thjeshte ne enklavat serbe dhe t´i marrin ata me vete ne nje Kosove konstitucionale dhe demokratike.
Kjo kerkohet nga te gjithe, dhe jo vetem nga qeveria. Pajtimi fillon qe ne kopshtin e femijeve, ne shkolla, ne klubet sportive, ne fqinjesine normale. Nje shkembim te tille te drejtperdrejte ndermjet njerezve duhet ta nxise tani edhe bashkesia nderkombetare permes projekteve.
(*) Marre nga "Deutche Welle"