E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bush, Shqiperia te hyje ne NATO

Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Xhorxh Bush, kerkon ratifikimin sa me te shpejte te anetaresimit ne NATO te Shqiperise dhe Kroacise. Ne nje deklarate te Shtepise se Bardhe, botuar ne faqen zyrtare te internetit, thuhet se Presidenti amerikan i rekomandoi Senatit qe te ratifikoje sa me shpejt qe te jete e mundur pranimin e ketyre dy vendeve ne NATO. "Shqiperia dhe Kroacia sherbejne si dy shembuj te tjere vendesh te motivuara nga pranimi ne NATO, per te cuar perpara reformat e veshtira politike, ekonomike dhe ushtarake", thuhet ne faqen zyrtare te internetit te Shtepise se Bardhe. Po keshtu, vendi yne dhe Kroacia, vleresohen per perpjekjet e realizuara deri me sot per te merituar anetaresim sa me te shpejte ne strukturen euroatlantike. "Perpjekjet dhe suksesi i tyre, u tregojne vendeve te tjera te Ballkanit dhe me gjere, se dera e NATO-s eshte e hapur per vendet qe jane te gatshme te marrim mbi vete pergjegjesite e anetaresimit", vijon ne faqen zyrtare te Shtepise se Bardhe. Presidenti i SHBA ka mbeshtetur qe ne fillim perpjekjet e Shqiperise per anetaresimin ne NATO. Ky vit ka shenuar hapa te rendesishem ne procesin e anetaresimit ne strukturen euroatlantike. Ne prill Shqiperia dhe Kroacia moren zyrtarisht ne Samitin e Bukureshtit ftesen per te qene anetare me te drejta te plota ne NATO. Ftesa u shoqerua me vleresime per te dy shtetet per perpjekjet e bera ne procesin e anetaresimit si dhe u inkurajuan qe te realizojne e cojne perpara reformat e mbetura per te qene anetare te NATO-s. Pak dite me pare, ne nente korrik, u firmos dhe Protokolli per anetaresimin te ketyre dy vendeve ne NATO. Ishte pikerisht Ministri i Jashtem, Lulzim Basha, ai qe nenshkroi ne Bruksel, Protokollin e Anetaresimit te Shqiperise ne NATO. Nenshkrimi i Protokolleve te Anetaresimit te Shqiperise ne NATO, i hap rruge ratifikimit te ketyre protokolleve nga vendet anetare dhe anetaresimit me te drejta te plota te Shqiperise ne Traktatin e Atlantikut te Veriut. Pas kesaj, per here te pare perfaqesuesit e Shqiperise dhe Kroacise moren pjese ne mbledhjen e Keshillit te NATO-s, por pa te drejte vote. Perfaqesuesit politike ne vend kerkojne qe anetaresimi me te drejta te plota te behet vitin e ardhshem, vit ne te cilin do te festohet edhe 60-vjetori i krijimit te NATO-s, si aleanca me e fuqishme nderkombetare, per sa i perket bashkeveprimit politik me ate ushtarak.

Ftesa

Tre muaj me pare, Shqiperia dhe Kroacia u ftuan zyrtarisht ne Samitin e Bukureshtit qe te jene pjese e NATO-s. Ne kete samit u hap rruga per anetaresim me te drejta te plota te dy vendeve ne kete aleance.

Nenshkrimi

Ministri i Jashtem, Lulzim Basha, nenshkroi ne Bruksel, me 9 korrik, Protokollin e Anetaresimit te Shqiperise ne NATO. Nenshkrimi i tij i hap rruge ratifikimit te ketyre protokolleve nga vendet anetare dhe anetaresimit me te drejta te plota.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›