Opozita sulmon Topallin, dhunoi parlamentin
Nuk i shpetoi sulmeve te opozites dhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Kryetarja e Grupit socialist, Valentina Leskaj, akuzoi Topallin se po dhunon parlamentin dhe fjalen e lire te opozites. Sipas saj, Topalli perdor dy standarde ne drejtimin e Kuvendit, nje per mazhorancen e nje per opoziten. Ajo nuk toleroi fjalorin qe Topalli, sipas Leskaj, perdori ne seancen e shkuar, duke ndeshkuar personin e gabuar. Ndersa nenkryetari i Grupit socialist, Erion Brace, kerkoi qe Topalli te mos shkele me rregulloren, por te vendose ne procesverbalin e seances se shkuar plenare, fjalorin banal qe, sipas tij, perdori Kryeministri ne salle. "Ne procesverbal keni vene vetem fjalen e deputetit Balla dhe ate tuajen. Keni anashkaluar fjalorin e Kryeministrit qe eshte i regjistruar kudo", tha Brace. Sipas tij, Kryetarja me ate gjuhe qe perdori ne seancen e shkuar, duhet te ndeshkonte dhe veten, se dhe ne procesverbal e ka tashme te shenuar se cfare ka thene. "Vetem Balla eshte shprehur tamam dhe i eshte permbajtur etikes parlamentare, e ju ate ndeshkuat. Duhet te ndeshkon veten zonja Kryetare", vijoi Brace.
2 standarde akuzon opozita e majte se perdor Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ne drejtimin e seancave plenare. Nje per te djathtet ne pushtet dhe nje per opoziten e majte, e cila ankohet per dhune ndaj fjales se lire.
2 standarde akuzon opozita e majte se perdor Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ne drejtimin e seancave plenare. Nje per te djathtet ne pushtet dhe nje per opoziten e majte, e cila ankohet per dhune ndaj fjales se lire.