E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri fajeson Ramen per debatet ne salle

Tirane - Partia Socialiste i kerkoi dje Kryeministrit Sali Berisha te kerkoje falje publike per fjalorin e perdorur ne seancen e shkuar, por kreu i qeverise u kunderpergjigj se nuk i shperblen provokatoret. "Ne prisnim qe ju te kerkonit falje per fjalorin e perdorur ne seancen e shkuar", tha nenkryetari i Grupit socialist, Erion Brace. Por e vetmja pergjigje qe mundi te marre nga kreu i qeverise ishte se sjellja e deputetit Taulant Balla, disa dite me pare, nuk ishte gje tjeter vecse sjellje e nje provokatori. Madje, Berisha vuri gishtin te kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, si autorin dhe shkaktarin e tere perplasjeve qe ndodhin ne Kuvend. "Kryetari i partise tuaj duhet te ndaloje mesazhet e turpshme ne adrese time. Provokatori eshte kategoria me e ulet dhe provokatori nuk shperblehet kurre", tha Berisha, duke kerkuar nga Rama qe te heqe dore nga mesazhet e turpshme qe con ne Kuvend e te hape letrat, nese do. Nje e nga nje, deputetet e opozites, fajesuan Kryeministrin per sjelljen e pashembullt qe beri ne seancen e dites se hene, ku me fjale fyese ofendoi familjen e deputetit Balla. "Kryeministri Sali Berisha me fjalorin e tij te perdorur ne Kuvend ka turperuar te gjithe sallen e Parlamentit. Nje incident i tille me sharje verbale eshte nje dukuri e perseritur e Kryeministrit qe tregon per batakun ku eshte futur parlamenti", tha kryetarja e Grupit socialist, Valentina Leskaj. Denime ndaj sjelljes se kreut te qeverise u bene me radhe nga Marko Bello, Andis Harasani apo Ilir Meta. "Na keni kthyer ne 1997-en. Ne '97 u kthye Berisha me ate fjalor qe perdori ndaj deputetit dhe ndaj te gjitheve, edhe Parlamenti yne u kthye ne '97-en, duke nxjerre nga lozha amerikanet dhe evropianet. Parlamenti nuk eshte me institucion demokratik", reagoi Meta. Mbrojtjen e kreut te qeverise e bene deputetet demokrat. Sipas kryetarit te Grupit demokrat, Astrit Patozi, ishte Balla, ai qe provokoi tere sherrin. "Ju ftoj te mos beheni vegel e kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama. Ju donit te prishnit seancen plenare, ku po diskutohej buxheti suplementar. Mos lejoni qe disa provokatore te ulet te perdhosin parlamentin. Ne kemi toleruar shume dhe ju si opozite nuk duhet te perfaqesoheni me fytyrat e disa provokatoreve te ulet", tha Patozi. Po keshtu, ne mbrojtje te Kryeministrit dolen dhe Edi Paloka, Osman Metalla e Ferdinand Xhaferi qe bene pergjegjes Ballen si shkaktar i sherrit ne Kuvend. Rozeta Rapushi

Deputeti socialist, Taulant Balla, nuk shkeli dje ne seance plenare. Duke respektuar vendimin e Byrose Parlamentare, ndonese nuk ishte dakord, Balla nuk iu afrua salles se seancave dhe pse pjesa me e madhe e diskutimeve u zhvillua per te.

Nenkryetari i Grupit socialist, Erion Brace, i dhuroi dje Kryeministrit Sali Berisha fjalorin erotik me autor Edmond Tupen. Kete dhurate socialisti e beri per t'i shpjeguar Kryeministrit kuptimin e fjaleve qe ai tha ne Kuvend nje jave me pare.

Sali Berisha

Kryetari i partise tuaj duhet te ndaloje mesazhet e turpshme ne adrese time. Provokatori eshte kategoria me e ulet dhe provokatori nuk shperblehet kurre. Ja atribuoj Rames te gjithe cfare ndodhi ate dite. E mos mendoni se une do te shperbleje provokatore, provokatori nuk shperblehet kurre. I thek kryetarit tuaj t'i leje mesazhet e turpshme e te hape letrat. Eshte ai qe reagon situata te tilla. Eshte kryetari juaj, autori i te gjitha incidenteve qe ndodhin ne kete salle. Ai duhet te ndale provokime te tilla te turpshme e te paperseritshme.

Valentina Leskaj

Kryeministri Sali Berisha me fjalorin e tij te perdorur ne Kuvend ka turperuar te gjithe sallen e Parlamentit. Nje incident i tille me sharje verbale eshte nje dukuri e perseritur e Kryeministrit, qe tregon per batakun ku eshte futur parlamenti. Ju nuk e dini se cfare eshte nena dhe motra, per aq kohe sa sherbetoret tuaj kercenojne ne Kuvend nenat dhe motrat. Ne nuk mund t'i marrim me sportivitet keto gjera sic thoni ju. Megjithese keni te drejte, se si mazhorance ju moret me sportivitet dhe tragjedine e Gerdecit dhe pse humben gjithe ato jete njerezisht.

Astrit Patozi

Ju ftoj te mos beheni vegel e kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama. Ju donit te prishnit seancen plenare, ku po diskutohej buxheti suplementar. Mos lejoni qe disa provokatore te ulet te perdhosin parlamentin. Ne kemi toleruar shume dhe ju si opozite nuk duhet te perfaqesoheni me fytyrat e disa provokatoreve te ulet. Situata e krijuar ne seancen e kaluar nuk ishte per faj tone. Ishte deputeti juaj, qe donte te hidhte balte mbi parlamentin. Eshte kryetari juaj ai qe po behet avokati me i madh i ketyre provokacioneve sepse ka kompleksin e mos te qenit ne parlament.

Ilir Meta

Nuk e kuptoj se perse duhet te dilte aq shume nga kontrolli Kryeministri Berisha, pasi mendoj se ato cfare tha z.Balla, nuk jane asgje perpara atyre qe ka thene z.Berisha, jo vetem per zonjat qe jane anetare ne kete parlament, por edhe per te afermit dhe familjaret e shume drejtuesve te se majtes, te Qeverise se meparshme dhe keshtu me radhe. Na keni kthyer ne 1997-en. Ne '97 u kthye Berisha me ate fjalor qe perdori ndaj deputetit dhe ndaj te gjitheve, edhe Parlamenti yne u kthye ne '97-en duke nxjerre nga lozha amerikanet dhe evropianet. Parlamenti nuk eshte me institucion demokratik.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›