Miratohet buxheti, deputetet sherre per vjedhje e xhelozi
Mazhoranca miraton e vetme buxhetin suplementar te shtetit per gjashte muajt e ardhshem. Me 72 vota pro, 18 kunder dhe 3 abstenime, te djathtet ne pushtet kaluan me gjithe kritikat e opozites buxhetin, duke e cilesuar si nje sukses te qeverise. Kryeministri Sali Berisha akuzoi deputetet e opozites si xheloze per arritjet e kabinetit te tij. Madje dhe se nga koha qe nuk jane ne pushtet i ka marre malli qe te vjedhin. Ndersa opozita, u kunderpergjigj se parate e ketij buxheti nuk jane gje tjeter vecse vjelja e parave te shqiptareve me taksa e tatime.
Debati
Miratimi nen per nen i buxhetit nuk u shpetoi debateve dhe fyerjeve te perseritura ne seancen e djeshme plenare. Deputeti socialist, Arben Malaj, nenvizoi dhe njehere se ky eshte nje deshtim i qeverise dhe se parate e tij jane mbledhur ne menyre te padrejte nga taksat e shqiptareve. "Keni deshtuar ne cdo fushe. Sidomos ne investimet e huaja, ku vendi yne nuk po thith me lek", tha ne Kuvend deputeti socialist, Arben Malaj. Por, sipas Kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit te Financave, Ritvan Bode, qe bene mbrojtjen e projektit ne Kuvend, opozita po abuzon. "Ne rritem pagat e pensionet, duke rrezuar sistemin e kleptokracise tuaj. Ju ose nuk votoni e kundershtoni se jeni xheloze, ose ju ka marre malli qe te vidhni", kritikoi Kryeministri. Sipas tij, buxheti suplementar duhet te votohet, pasi ai rrit pagat e pensionet dhe ndihmon qytetaret ne vend te zyrtareve. "Kur erdha ne pushtet pas tete vitesh, pashe se rroga e Kryeministrit e qeverise ishte trefishuar. Ne nje kohe qe pagat e punonjesve te thjeshte thuajse nuk kishin levizur", tha Berisha. Replikat me opoziten vijuan, ku nenkryetari i Grupit socialist, Erion Brace, akuzoi se me kete buxhet, shqiptaret nuk fitojne asgje. "Cmimet jane rritur ne maksimum, dhe ju nuk mbuloni dot inflacionin e as kompensoni, jo me te beni rritje", reagoi Brace. Per pasoje, pjesa me e madhe e deputeteve te opozites, nuk votuan. Vetem 18 prej tyre, votuan kunder ne seancen e djeshme plenare.
Buxheti
Sipas qeverise, buxheti suplementar i shtetit rrit pensionet dhe pagat ne qytet dhe ne fshat. Nga te dhenat e bera publike, rezulton se nga rritja e pensioneve do te perfitojne rreth 800 mije familje ne qytet dhe ne fshat. Ne gjashtemujorin e dyte te ketij viti, pra duke nisur nga 1 korriku, pensionet do te rriten me rreth 15 per qind ne fshat dhe 10 per qind ne qytet. Rritje, sipas buxhetit suplementar te prezantuar nga ekzekutivi, do te pesoje dhe ndihma ekonomike qe jepet per shtresat e varfra, por dhe sistemi i pagave ne teresi. Si per ato ne shendetesi, arsim apo dhe ne administrate. Ne buxhet nuk jane perfshire te ardhurat e ARMO-s apo privatizimeve te tjera, por vetem te ardhurat e krijuara nga "disiplina financiare", sic e quajti ministri i Financave, Ritvan Bode. Parate e privatizimit te ARMO-s do te shkojne per rrugen Rreshen-Kalimash. Rreth 20 miliarde leke jane fonde te gjeneruara rishtas ne buxhet nga tejkalimet ne tatime, dogana dhe nga fitimi i kompanive shteterore, ndersa pjesa tjeter jane fonde qe nuk kane mundur te perdoren sipas llogarive te buxhetit 2008.
Berisha: Opozita mall per vjedhje
"Ne hoqem sistemin e vjedhjes. Ndaj per vite me radhe po sjellim buxhet shtese ne Kuvend. Ju sulmoni ose nga xhelozia, ose sepse ju ka marre malli te vidhni. Te ardhurat e parate qe kemi ne kete buxhet suplementar, ne i mblodhem nga shembja e sistemit te kleptokracise. Ju vodhet leket e rruges Durres-Kukes"
Malaj: Jeni te deshtuar
"Po ju them edhe njehere, se ky projekt qe keni sjelle eshte buxheti i deshtimit. Ju keni mbledhur parate ne kete buxhet vetem nga taksimi i shqiptareve. Nuk keni asnje sukses. Projekti tregon qarte se ju keni deshtuar ne cdo aspekt, si ne mbledhjen e te ardhurave ashtu dhe ne investimet"
Bode: Ne rritem paga e pensione
"Projekti qe ne kemi sjelle eshte nje sukses ne cdo fushe. Kemi mundesuar qe per vite me radhe te realizojme rritjen e pagave e pensioneve. Dhe, me sa e keni pare, te ardhurat e buxhetit te shtetit dhe atij suplementar nder vite jane shtuar. Po hidhni balte kot mbi ate cka qeveria ka realizuar ne cdo fushe".