E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bush: Ta luftojme bashke terrorizmin

Presidenti amerikan Xhorxh Bush, ne adresimin e tij te fundit ne sesionin vjetor te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se, i beri thirrje botes qe te bashkohet ne luften kunder terrorizmit dhe ekstremizmit. "Kombet e ketij trupi duhet te qendrojne bashke ne luften kunder terrorizmit. Duhet te punojme se bashku qe mos t'i leme skute terroristeve, askund ne bote, as ne hapesirat e pa qeverisura", deklaroi Presidenti i SHBA. Sipas Bush, i cili largohet nga Shtepia e Bardhe ne janar te 2009-es, tha se vendet si Siria dhe Irani "vazhdojne te sponsorizojne terrorizmin" dhe i kerkoi komunitetit nderkombetar, qe te imponoje sanksione kunder tyre. Ai po ashtu tha se "invazioni i Rusise ne Gjeorgji ishte shkelje e parimeve te Kartes se OKB-s per te drejtat te barabarta te kombeve te medha e te vogla". Presidenti amerikan u kerkoi lidereve boterore, qe te arrijne sa me shpejt qe te jete e mundur nje marreveshje te re te tregtise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›